Të shtunën varroset polici Izet Demaj, i cili të enjten u vra në përballje me grabitësin e një banke në Istog.
Në nderim të policit Demaj, dita e shtune do të jetë ditë zie në Kosovë.
“Nesër do të shpallet ditë zie për Kosovën kur edhe është dita e varrimit. Shembulli i djeshëm është për të gjithë që, ligji është ligj. Do të marr pjesë në varrim nesër, që të jemi afër familjes në të gjitha kërkesat e familjes…”, theksoi ai.
Ndryshe, pasditen e së enjtes ndodhi një tentativë për grabitje në një bankë në komunën e Istogut, ku mbetën të vdekur dy persona, polici i Kosovës, Izet Demaj si dhe sulmuesi Kamber Metaj.