“Të gjithë djemtë e rinj dhe vajzat e reja të Sudanit janë të gatshëm të mbrojne kauzën e Palestinës”, tha presidenti sudanez, Omer el-Beshir
KHARTUM (AA) – Presidenti i Sudanit, Omer el-Beshir tha se të rinjtë e Sudanit janë të gatshm të mbrojnë kauzën e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Beshir gjatë fjalimit të mbajtur në qytetin Goled, të provincës veriore, e cila u transmetua nga radioja publike tha se “Të gjithë djemtë e rinj dhe vajzat e reja të Sudanit janë të gatshëm të mbrojnë kauzën e Palestinës”.
Në reagimin kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin, Beshir tha: “E pyesim presidentin e SHBA-ve Donald Trump, kush të dha të drejtën e asaj që Kudsin t’u japësh hebrenjve?”.
Presidenti amerikan Trump në një konferencë për media të mbajtur më 6 dhjetor lëshoi një vendim për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, që shkaktoi reagime të ashpra në mbarë botën. Trump tha gjithashtu se ai kishte urdhëruar tashmë zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.