3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Të përzgjedhurit e Papës Françesku në skandal homoseksualësh

Më të lexuarat

Njeriu i caktuar nga Papa Françesk për të pastruar Bankën e Vatikanit të goditur nga skandalet, Monsinjor Batista Rika akuzohet se ka pasur një marrëdhënie homoseksuale me një ushtar nga garda zvicerane e Selisë së shenjtë, njofton Panorama.

Veç kësaj, atij i është dashur të shpëtohej nga zjarrfikësit, pasi kishte ngecur në ashensor me një prej djemve “me qira”, meshkuj prostituta që rekrutoheshin nga disa priftërinj për të pasur marrëdhënie seksuale me figura të larta në Vatikan.
Monsinjor Batista Rika së fundmi u caktua si prelati i Françeskut me përgjegjësinë për Bankën e Vatikanit, Instituti për Punët Fetare, i cili së fundmi është goditur nga skandale financiare. Por, sipas revistës së përjavshme italiane “L’Espresso”, të dhënat mbi monsinjor Rikan janë ‘pastruar’. Në shkrim deklarohej se monsinjor Rika arriti të marrë pozicionin në krye të IoR, pasi lobi i fuqishëm i gei në Vatikan ka pastruar CV e tij.
Rika thuhet se ka marrë postin e diplomatit të Vatikanit në Uruguai në vitin 1999 dhe ka shkaktuar tronditje brenda kishës kur mori me vete të dashurin e tij, kapitenin zviceran të ushtrisë, Patrik Haari. Revista shkruan se këto të dhëna janë konfirmuar nga një sërë peshkopësh, priftërinjsh dhe laikësh në Uruguai.
Rika më pas ka punuar në Trinidad dhe Tobago dhe më pas u thirr në Romë në vitin 2002. Të njëjtin vit, Rika u desh të shpëtohej nga zjarrfikësit, pasi kishte ngecur në një ashensor. Ai u gjet brenda me një djalë të ri, i cili ishte personazh i njohur për Policinë lokale. Përveç rolit në krye të bankës, Rika është i ngarkuar me mbikëqyrjen e zonës rezidenciale të Papës në Vatikan. Zëdhënësi i Vatikanit, at Federiko Lombardi, i përshkroi akuzat si të “pabesueshme”./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit