0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Të papriturat për pacientin, kur kanceri përsëritet

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se po shtohen rastet e vdekjeve nga kanceri në botë. Mbi 70 për qind e 7,6 milionë vdekjeve nga kanceri gjatë vitit, ndodhën në vendet me të ardhura të pakta dhe mesatare, ku trajtimi prandalues është i kufizuar. Në anën tjetër, në saje të kujdesit të mirë shëndetësor, miliona njerëz të tjerë mund të thonë se kanë mundur ta luftojnë kancerin, sidomos kur kanë kaluar të paktën 5 vjet pa patur më shenja të sëmundjes. Materiali në vazhdim ju njeh me një tjetër aspekt të këtij ekuacioni, për të cilën pak ekspertë duan të flasin: ç’ndodh kur sëmundja përsëritet, pra kur kanceri rikthehet?

Muajin e kaluar amerikanët panë dy raste të njerëzve të njohur, të cilët pranuan publikisht se u ishte rikthyer kanceri. Në fund të marsit, Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snou, tha se i ishte rikthyer kanceri, pasi i shte trajtuare me operacion nga kanceri në zorrën e trashë dy vjet më parë. Mjekët thonë se kanceri i Snout ndodhet në fazën e 4, ndërsa kur arrin fazën e pestë, shkalla më e lartë e sëmundjes, atëherë shanset për t’u shëruar pakësohen.

Gruaja e kandidatit presidencial, Xhon Eduards, ndodhet në të njëjtën situatë, në luftën e saj me kancerin e gjirit. Tani ajo ndodhet në fazën 4 të sëmundjes, pasi zbuloi se kanceri i është përhapur. Ndërsa sëmundja është ende e mjekueshme, ajo nuk është e kurueshme. Në shumë raste një kombinim i kimioterapisë dhe ilaceve të fuqishme, mund ta zgjasin jetën. Por doktor Majkëll Fish i Qendrës së Kancerit Anderson në Hjuston të Teksasit, thotë se nuk ka garanci për këtë.

“Nuk është e mundur të parashikosh saktë për një individ në se kanceri do t’i kthehet, apo jo”, – thotë ai.

Ritmet e vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara kanë rënë gjatë dy vjetëve të fundit. Ky është një lajm shpresëdhënës për të mbijtetuarit e kancerit, të cilët kanë kaluar 5 vjet nga mjekimi i sëmundjes dhe më pas, edhe 5 vjet të tjerë. Por doktor Majkëll Fish thotë se nuk është diçka e pazakontë që pacientëve t’u kthehet përsëri kanceri edhe shumë vjet më vonë.

“Rreziku i rishfaqjes së sëmundjes tek këta pacientë nuk largohet pas 5-6, apo 10 vjetësh. Sigurisht, që sa më shumë kohë të kalojë, aq më mirë është.”,- thotë ai.

Sipas studimeve, pacientët shumë të sëmurë në fazat e avancuara të sëmundjes, shpesh mendojnë se shanset e tyre për të shpëtuar janë më të mira, nga sa janë, në fakt. Ndërsa mjekët thonë se shpresojnë të ndihmojnë, kjo mund t’i bëjë pacientët t’u nënshtrohen trajtimeve instensive që shpesh shoqërohen me pasoja si dhimbje, e të tjera.

Mjekët thonë se vdekja vjen më shpejt nga sa pacientët mendojnë. Por kur realiteti i vdekjes bëhet i dukshëm, shumica e pacientëve thonë se më mirë duan të dinë të vërtetën

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit