Vazhdojnë ngjarjet e dhunës në Siri. Në përleshjet e mbrëmshme nga ana e opozitarëve kundër ushtarëve të Esedit në Halep janë vrarë 20 ushtarë përfshirë edhe dy kolonelë.
Ndërkaq nga shpërthimi i një bombe të vendosur pranë rrugës në qytetin Hama ka humbur jetën një person.
Organizata për monitorimin e të drejtave të njeriut në Siri deklaroi se në pritën e ngritur janë vrarë 20 ushtarë përfshirë edhe dy kolonelë.
Ndërsa në përleshjet e dala janë vrarë 2 opozitarë.
Nga shpërthimi i bombës në qytetin Hama ka humbur jetën 1 ushtar dhe u plagosën 3 të tjerë.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, njoftoi se në Dera u organizua atentat ndaj një kandidati për deputet.
Bëhet e ditur se Abdylhamit Hasan El Taha kandidat për deputet në parlament nga radhët e Unionit Kombëtar, ka humbur jetën në këtë sulm.
Parashikohet që pas 40 vjetësh, në Siri më 7 maj të mbahen zgjedhjet e para pluraliste.
Por, se në çfarë kushtesh do të mbahen këto zgjedhje në Siri, ku krahas vëzhguesve ndërkombëtare ngjarjet e dhunës nuk kanë të ndalur, ende nuk dihet.
Njoftohet se trupat e rregullta ushtarake vazhdojnë të ndërhyjnë dhe të arrestojnë opozitarët gjatë protestave.