Protestuesit ndërpresin konfirmimin e drejtorit të CIA-së
Disa protestues e kanë ndërprerë konfirmimin dëgjimor në Senat për John Brennan, të nominuarin e presidentit Barcak Obama për drejtor të CIA-së.
Pasi që Brennan filloi të përgatitet për fjalimin e tij, dy gra filluan të flasin për rolin e tij në krijimin e programit të SHBA-ve për aeroplanët pa pilot.
Brennan kishte ndaluar fjalimin e tij kur protestueset filluan me zë të lartë të bërtasin, “Të ngrihemi kundër vrasjes, të ngrihemi kundër aeroplanëve pa pilot!” dhe kanë ngritur pankarta dhe lista të civilëve të vrarë nga sulmet e këtyre aeroplanëve.
Kryesuesja Dianne Feinstein ka identifikuar protestueset si anëtare të grupit pro-paqe “Code Pink” dhe ka kërkuar që seanca të ndalet dhe që të zbrazet salla./rel