Duke parë gjyshin duke lexuar Kuran çdo ditë, nipi e pyeti: ‘Gjysh, kam provuar të lexoj Kuranin sikurse ti, por nuk mund ta kuptojë atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit ?
Gjyshi e shikoi dhe i tha: “Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe ma sill prapë! Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta para se të vinte në shtëpi. Kjo i ndodhi disa herë. Në fund nipi hoqi dorë dhe i tha: ⠀”Gjysh, kjo është e kotë, nuk mund ta bëj!”
Gjyshi e shikoi nipin dhe i tha: “Ti mendon se është e kotë? Shikoje shportën!”
Djaloshi shikoi shportën dhe kuptoi se është ndryshe: “Nga një shportë e ndyrë për qymyr Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë.
‘Bir, kjo ndodh kur e lexon Kuranin. Mund të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë.
Hasan ibn Ali, r.a. ka thënë: Ata që ishin para jush e përjetuan Kuranin si liëbrë të shpallur nga Zoti i tyre, andaj e lexonin natën dhe meditoni rreth ajeteve të tij, ndërsa ditën i praktikonin të njëjtat.