1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Të moshuar dhe të motivuar për punë

Më të lexuarat

Frika nga varfëria në pleqëri apo dëshira për pjesërmarrje në zhvillimet në shoqëri? Shkaqet që njerëzit janë më gjatë aktivë në profesionin e tyre janë të shumëllojshme.
Ballafaqimi me shefin, mbajtja e termineve për dorëzimin e projekteve, pjesëmarrja në konferenca të lodhshme – janë gjërat me të cilat po përballen gjithnjë e më shumë njerëz të moshuar në Gjermani. Po cilat janë shkaqet? Të dhënat e fundit dëshmojnë se është dyfishuar numri i njerëzve mes moshës 60 – 64 vjeç në marrëdhënie pune, në krahasim me vitin 2001. Dy prej tyre janë edhe Bernhard Switaiski dhe Klaus von Holt. Të dy ata janë mbi 60 vjeç dhe dhe janë të kënaqur me punën e tyre.
“Në përgjithësi ekziston një lloj shqetësimi tek punëtorët më të moshuar se nuk do të kenë para sa duhet në pleqëri. Ndaj njerëzit po përpiqen që sa më gjatë të punojnë dhe në këtë mënyrë të fitojnë bukën e gojës”, thotë Klaus von Holt.
Por ai ka dhe motive të tjera pse vazhdon të punojë. Ai mendon se do të ishte e dëmshme në qoftë se nuk mund të përdorë përvojën e tij të gjatë. Para pak javësh, ai ka mbushur 62 vjeç dhe punon në Qendrën për studimin e sëmundjeve të neurologjisë në Bon.
Në moshë dhe i motivuar për punë
Ndërsa Bernhard Switaiski është dy vjet më i moshuar. Ai është këshilltar në Agjencinë për Punë në Bon, ku punon me orar të shkurtuar pune, sepse gruaja e tij është invalide.
„Unë duhet të dal në pension në qershor të vitit të ardhshëm. Nuk kam frikë se do të përjetoj ndonjë krizë, sepse bëj edhe punë të tjera nderi dhe kam lidhje të mira sociale. Por unë punoj me shumë dëshirë”, pohon Switaiski.

Në Gjermani që nga vitit 1960 është zgjatur me 10 vjet jetëgjatësia mesatare e njerëzve, ndaj është shtuar edhe koha e punës aktive. Ndërkohë që është zvogluar në mënyrë konstante niveli i lindshmërisë.
„Ndaj koha prej daljes në pension deri në fund të jetës nuk duhet të jetë tepër e gjatë, në mënyrë që ky sistem të mund të financohet. Ndryshe do të binte edhe më shumë niveli i pensioneve dhe do të shtohej numri i të varfërve”, pohon Switaiski.
Ndryshime demografike në Gjermani
Gjermania ka gëzuar një kohë të gjatë mundësinë që njerëzit nga një moshë e caktuar të mos punojnë. Politika u ka mundësuar njerëzve që të dalin në moshë më të re në pension me shpjegimin se në këtë mënyrë shtohet mundësia e punësimit të të papunëve.
„Më parë ka qenë atipike, që njerëzit të punojnë edhe me 55 vjet, ndaj kanë kërkuar rrugë për pensionim më të shpejtë. Kjo s’ka të bëjë vetëm me mirëqenjen sociale por edhe me dëshirën e njerëzve që të marrin pjesë në jetën shoqërore.“
Gjithnjë e më shumë njerëz të moshuar duan të punojnë, por shumë prej tyre nuk gjejnë një punë adekuate.

„Kam punuar në një institut për hulumtime, por ai nuk ekziston më. Kolegët e mi të moshës 40 deri në 55 vjet kanë probleme për të gjetur një vend tjetër pune. Kur njerëzit më të moshuar kërkojnë një pozitë të caktuara, konkurrenca dhe rrezistenca është më e madhe.“
Shumica prej tyre detyrohet në pranojnë ndonjë punë që nuk është në përputhje me vlerat e tyre, thotë Holt. Kështu mendon edhe Switaiski: Tregu gjerman i punës ende nuk ëshë në gjendje të vlerësojë përvojën e njerëzve më të moshuar dhe vlerat e tyre. Një njeri në moshën 57 vjeçare për shembull është në gjendje të punojë dhe të kontribuojë edhe 10 vjet. Holt thotë se ai do të punojë deri në kohën e rregullt të pensionit. Ai mendon madje të punojë si këshilltar me orar të shkurtuar edhe pas daljes në pension.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit