1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Të lësh atë që nuk të përket ty

Më të lexuarat

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Një shenjë e perfeksionimit të dikujt në Islam është të injoruarit e asaj çka nuk i përket.” (Ahmedi, Maliku, Tirmidhiu)

Statusi i këtij hadithi

Ibn Rexhebi ka thënë: “Ky hadith është bazë dhe një burim shumë i rëndësishëm për sjelljen e mirë në Islam.”

Muhamed ibn Zejd, një dijetar i madh i shkollës malikite thotë: “Katër hadithe përfshijnë një kod perfekt për sjelljen. Një prej tyre është ‘Kushdo që beson në Allah dhe në të Dërguarin e Tij, le të flasë fjalë të mira ose le të heshtë!’ Hadithi tjetër është kur Profeti i tha një personi i cili kërkoi të këshillohej: ‘Mos u zemëro!’ Hadithi i tretë është: ‘Besimtari dëshiron për vëllanë e tij besimtar atë çka dëshiron për vete.’ I katërti është hadithi i lartpërmendur.”

Një shenjë e përsosmërisë në islam

Shenjë e përsosmërisë së dikujt në besim është të injoruarit e asaj që nuk i përket, qoftë kjo e thënë apo e kryer. Muslimani duhet të marrë pjesë vet në gjërat që i përkasin, siç janë pasuria, e drejta, obligimi dhe gjithçka nën kontrollin e tij. Të ndërhysh në diçka, do të thotë të ndalosh dhe të kujdesesh për gjëra të cilat dikush tjetër është lejuar ta bëjë këtë.

Sa për çështjet që nuk i përkasin ndokujt, ato janë të tepërta. Zakonisht, kur dikush ndërhyn në të tilla çështje, gjuha e shkakton një gjë të tillë. Muslimanët janë të urdhëruar të flasin vetëm fjalë të mira, sepse Allahu thotë: “ Nuk ka fjalë që ai ( njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij, i gatshëm (për ta shënuar atë).” Kaf, 18.

Shumë njerëz injorojnë faktin se në Islam fjalët konsiderohen vepra. Njerëz të tillë nuk kujdesen për gjuhën e tyre nga të shprehurit e së keqes. Muadh ibn Xhebeli nuk e dinte rëndësinë e gjykimin për fjalët që shprehim ndaj pyeti  Profetin (alejhi selam): “A do të mbajmë ne përgjegjësi për atë çka themi?” Profeti u përgjigj: “A mundet nëna jote të të humbasë ty? Për çfarë tjetër do të tërhiqen zvarrë njerëzit me fytyrë në tokë për në zjarr e kjo si rezultat i asaj që ata kanë shqiptuar me gjuhët e tyre.” (Hasen-sahih në Irua El Ghalil)

Neveviu thotë në librin e tij “Rijad es-Salihin”: “ Dije që çdokush duhet të flasë vetëm atë që të sjell përfitime. Kur e folura dhe heshtja janë të barabarta në përfitim, atëherë Suneti është për qetësinë. Kjo sepse të folurit e shumtë të çon në thënien e së keqes, edhe pse fillon me fjalë të cilat duken sikur nuk janë të dëmshme. Secili duhet të qëndrojë në anën e sigurtë, vend i cili është i dëshiruar.”

Kur dikush thotë vetëm fjalë të mira, ai fiton respekt në shoqërinë e tij. Në të njëjtën mënyrë, nëse ai është llafazan dhe kureshtar, rezultati është mosrespektimi dhe nami i keq.

Ky hadith tregon se injorimi i asaj qe s’të përket është shenjë e perfeksionimit në besim. Suksesi në punimin e veprave të drejta dhe shtimi i veprave të mira vijnë nga kjo sjellje më e mirë. Numri i mëkateve do të pakësohet nëse cilido do ta ruaj gjuhën nga të thënët e së keqes.

Ebu Hurejra thotë: “Nëse e përmirësoni Islamin tuaj, çdo vepër e mirë do ë shtohet (shumëfishohet) nga dhjetë deri në shtatëqind fish si shpërblim. Nga ana tjetër, çdo mëkat regjistrohet sipas peshës që ka deri kur secili të takojë Allahun, të Lartin.” (Muslimi)

Të njohësh atë që nuk të përket ty

E vetmja mënyrë për të dalluar të drejtën nga gabimi është nëpërmjet ligjit  Islam. Profeti (alejhi selam) i ka quajtur muslimanë të shkëlqyer ata që nuk ndërhyjnë në atë që nuk i takon. Kështu, vetëm Islami përcakton çfarë i përket edhe jomuslimanit. Ngaqë shumë muslimanë nuk mbështeten në sheriat që të përcaktojnë atë që u takon, ndonjëherë lenë edhe obligimet e tyre, duke menduar se nuk u përket. Ndonjëherë nuk përfillin rregullat e fesë duke mos këshilluar vëllezërit e tyre muslimanë. Për të dalë nga ky konfuzion, duhet të konsultohemi me sheriatin për ta ditur çfarë supozohet të bëjmë dhe të themi.

Përfitimet nga ky hadith

1. Ky hadith i inkurajon muslimanet që ta përdorin këtë në një mënyrë e cila i sjell përfitime si në këtë botë, ashtu edhe  në tjetrën.

2. Muslimanët duhet që gjithmonë të merren me gjëra themelore dhe prej të cilave përfitohet dhe duhet t’i shmanget asaj që nuk sjell përfitim dhe nuk e ruan nderin.

3. Ky hadith, gjithashtu, inkurajon muslimanët që të përpiqen shumë për të disiplinuar sjelljet e tyre, t’i braktisin mëkatet, çnderimin dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me mosrespektimin.

4. Ky hadith urdhëron në mosndërhyrjen në punët e të tjerëve, sepse ndërhyrjet e pajustifikuara në çështjet e të tjerëve shkakton ndarje mes muslimanëve.

Përktheu: Manjola Tafa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit