1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

TË KURSEHET UJI

Më të lexuarat

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që ta shfrytëzojnë ujin në mënyrë të ndërgjegjshme, pasi që tani niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit, është nën nivelin maksimal.

“Ujësjellësi i Prishtinës, gjendet në fazën e proceseve të mëdha të investimeve, falë donacioneve të ofruara nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane Për Zhvillim, të cilat investime në një periudhë afatmesme do të ndikojnë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, deri në 24 h, për 3 komuna (Prishtina, Fushë Kosova dhe Obiliqi), përfshirë këtu edhe ndërrimin e rrjetit të vjetërsuar të ujësjellësit.

Furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Prishtinës me rrethinë, me të gjitha mundësitë teknike të sistemit, po vazhdon të jetë stabil, por me rritjen e temperaturave mbi vendin tonë, qysh nga dita e djeshme, kanë filluar të rriten në masë të madhe edhe kërkesat për ujë të pijshëm (përfshirë këtu edhe keqpërdorimet e ujit nga ana e personave të pandërgjegjshëm, gjendje e cila po përcillet nga viti në vit, pa hasur në ndonjë vetëdijesim të theksuar nga ana e qytetarëve).

Duke e parë në vazhdimësi, rritjen e numrit të konsumatorëve për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, dhe duke u munduar që ne si kompani t’i ruajmë rezervat e ujit edhe për periudhat e mëtejme, ka kohë që ne aplikojmë reduktime të planifikuara vjetore, të cilat kufizime tashmë janë të ditura për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

Shqetësuese në këtë periudhë është, fillimi i mungesës së ujit të pijshëm në disa pika-kuota të larta të furnizimit, që po bëhet e ditur nga telefonatat e qytetarëve, dhe krejt kjo si rrjedhë e kërkesës së madhe për ujë.

Më 10 maj 2012, do i dërgojmë të gjitha komunave nën menaxhim, që ashtu si vitet e kaluara të nxjerrin një urdhëresë administrative për parandalimin e keqpërdorimeve të ujit të pijshëm, që do përcaktohen me gjoba, duke shpresuar në përgjigje pozitive.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës, sot është 1.44 metra nën nivelin maksimal, ndërkaq niveli i ujit në liqenin e Badovcit, sot është 3.86 metra nën nivelin maksimal.

Që të gjithë konsumatorët të kenë qasje të barabartë në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm gjatë kësaj periudhe, apelojmë te të gjithë konsumatorët që ujin e pijshëm ta kursejnë maksimalisht”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit