1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

TË KESH NJË MIK – POR ÇFARË?

Më të lexuarat

TË KESH NJË MIK – POR ÇFARË?

Shkruan: ALI ILJAZI

Muhammedi a.s. ka thënë: “Njeriu është në fenë e mikut. Andaj le të ketë kujdes kënd do ta ketë mik.” (Ebu Davudi)

Ndërsa populli ynë thotë:”Me kënd je – i tillë je!” Andaj është e domosdoshme që secili njeri i mençur të mendoj para se ta e zgjedhë mikun, a thua personi i caktuar është i vlefshëm që me te të shoqërohemi.

Mendoni, sa prej nesh kanë kujdes për këtë çështje kaq interesante dhe të rëndësishme! Gati aspak! Bile edhe besimtarët relativisht dhe të orientuarit nuk kanë kujdes për këtë çështje në masë të duhur. Për të tjerët gati të mos flasim. Është e çuditshme që gjithmonë kemi kujdes të mos shoqërohemi me personin e infektuar, bile duke marrë masa paraprake preventive, por nuk mendojmë se sëmundjet shpirtërore munden edhe më shpejt të përhapen tek tjetri. Paramendoni se si ne si prindër jemi të kujdesshëm që fëmiu mos të vjen në kontakt me fëmiun tjetër të infektuar me grup (influencë) i cili kryesisht lehtë shërohet dhe ka të bëjë kryesisht vetëm me këtë botë kalimtare, por sa kujdesemi kur fëmiu ynë vjen në kontakt me personin i cili është i infektuar me pa besim i cili kur të infekton të shkakton palumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Faleminderit Zotit, njeriu ynë dëshiron që fëmiu i tij të ketë sukses në jetë dhe për këtë asgjë nuk i dhimbset. Nëse fëmiu sëmuret është i gatshëm të jep çdo gjë për shërimin e tij. Nëse nevojitet ta arsimojë në mënyrën sekulare, është i gatshëm t’i gjejë të gjitha mënyrat dhe mundësitë e e financimit të fëmiut të tij vetëm e vetëm që të ketë sukses të ndërtojë karrierën e kësaj bote.Por, a thua është i gatshëm ti sigurojë fëmiut një herë në muaj apo një orë në javë të ndajë një orë të kalojë në shoqërinë e personit i cili do t’i ndihmojë që të përparojë në sferën shpirtërore dhe kështu të ndërtojë lumturinë në dy botët?

Nëse është e vërtetë se vlerësojmë nevojën e përparimit fetar, atëherë me entuziazmin dhe seriozitetin më të madh do të duhej të ndërmarrim çdo gjë që është në fuqinë tonë që të gjejmë cilët janë ata faktorë që kontribuojnë në këtë qëllim. Dhe sikurse për çdo lëmi të veprimtarisë njerëzore ekziston mësuesi, ekziston edhe për lëmin fetare. Bile vetëm shoqërimi me këta mësues kontribuon në forcimin e besimin të individit.

Përvoja tregon që shoqëria adekuate është më e rëndësishme se dituria e thatë e cila nuk akumulohet, por për shkak të mungesës së motivimit, asnjëherë nuk e praktikon në vepër.

Ne për këtë gjejmë shumë shembuj të progresit fetar impresiv te ata individë që janë shoqëruar me mësues shpirtëror. Njëkohësisht, hasim që shumë mbledhës së diturisë, librave dhe titujve janë turpëruar që jo vetëm që nuk kanë punuar sipas asaj që kanë arritur, por bile edhe kundër asaj që kanë mësuar.

Allahu i Madhërishëm bukur dhe në formë urdhërore na tërheq vërejtjen në Kur’anin fisnik: “… e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.” (Lukman, 15)

Një prej shkaqeve për të cilat njeriu largohet të kërkon shoqëri me njerëzit e ditur është kryelartësia.

Poeti ka thënë:”Nga njëmijë shokë të cilët nuk janë të bindur Allahut më i mirë është një i cili është i afërt Allahut.”

Nëse gjendemi në shoqëri të atyre të cilët ndaj Allahut nuk janë të bindur, duhet përdorur përvojën dhe urtësinë dhe të tillëve ofruar mënyrën tonë të menduarit, dhe imponuar stilin tonë të jetës.

Nëse këmbëngulin në qëndrimin e tyre, duhet lënë dhe me ata nuk duhet humbur kohën e çmuar. Ndërsa shoqërimi me injorantët dhe të humburit sjellë fatkeqësi të ndryshme.

Poeti persian bukur ka thënë:”Me njeriun e devotshëm, bëhesh i devotshëm. Me pa njeriun bëhesh pa njeri.”

Andaj është imperativ të mos shoqërohemi me të keqin, sepse ai është më i rrezikshëm se gjarpri helmues. Miku i mirë i devotshëm është më i mirë se vetmia. Por, nëse nuk mund ta gjesh njeriun e devotshëm, më e mirë është vetmia. Vetmia është më e mirë se shoqëria e keqe, ndërsa shoqëria e mirë më e mirë se vetmia. Njeriu i vetmuar përderisa nuk e gjen shokun e mirë, duhet kohën ta kalojë duke lexuar librat e njerëzve të mirë dhe të devotshëm (salihun dhe siddikun), të cilët përshkruajnë ilaçet shpirtërore për mënjanimin e cilësive negative. Asnjëherë mos blej libra pa konsultimin e njerëzve të ditur, sepse në treg në kohën e sodit do të gjejmë çdo gjë të servuar që vlen e nuk vlenë. Mos të harrojmë se libri është shok, nëse është i mirë është shok i mirë, nëse është i keq është shok i keq. T’i përkujtojmë fjalët e Allahut për ata që nuk kanë gjetur mik të mirë, çfarë i pret në ditën e Gjykimit: “Atë ditë zullumqari do ti kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik.” (Furkan, 27-28)

/14 Feb 2008/F.F.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit