0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Të hënën prapë protestë në Deçan

Më të lexuarat

Dita e hënë në Deçan pritet të zhvillohet me protesta.

Kjo për shkak të dhënies së pronave prej afër 25 hektarë, Manastirit së Deçanit.

“Këshilli Organizativ, i përbërë nga shoqëria civile dhe të gjitha subjektet politike në Deçan, më 28 Janar 2013, e hënë, ora 12:00, organizon protestën e dytë me radhë mbarë popullore, për të kundërshtuar vendimet e padrejta të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës në lidhje me pronat e ndërmarrjeve shoqërore “APIKO” dhe “ILIRIA”, njofton Sokol Cacaj.

Gjykata Supreme para një muaji kishte marrë vendim që ta njohë vendimin e regjimit të Millosheviçit në vitin 1997 që këto prona t’ia kalonte Manastirit të Deçanit. Ky vendim po kundërshtohet nga të gjitha subjektet politike dhe nga qytetarët e Deçanit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit