-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Të gjithë muslimanët janë terrorist, përveq 99.9%

Më të lexuarat

Ka kohë që në trojet tona shqiptare disa islamofob dhe antiteista po mundohen të frikësojnë popullin tonë nga kinse radikalizmi, fundamentalizmi, ekstremizmi e terrorizmi islamik. Madje nga shumë politikbërës dhe pseudointelektual në Kosovë dëgjojmë shpesh fjalime e prononcime për kinse rrezikun nga radikalizmi dhe terrorizmi islamik. Aq shumë është bërë propagandë anti islame në botë por edhe në vendin tonë, saqë kur përmendet termi radikalizëm ose terrorizëm, menjëherë nënkuptohet se fjala është për radikalizëm ose terrorizëm islamik, sikur të ishin këto dy terme të dedikuar enkas për islamin dhe muslimanët.

Fillimi i titullit ka mundur të gëzoj pa masë disa islamofob e antiteista në Kosovë. Por gëzimi i tyre  nuk ka mundur të zgjasë më shumë se një sekond, derisa kanë vazhduar së lexuari edhe pas presjes, duke iu shkaktuar huti dhe përsëritje të leximit të titullit nga ana e tyre derisa e kanë kuptuar mirë domethënien e tij.

Ajo që më shtyri të shkruaj këtë artikull dhe të hulumtoj për terrorizmin dhe radikalizmin islamik në botë por edhe në Kosovë, janë pikërishtë këto prononcime të disa antiteistave në Kosovë, që kohën e fundit i kanë shpeshtuar ato por kulmi ishte edhe një pyetje e pështirë parlamentare e deputetes Alma Lama për 16 milion euro që Kosova i ka marrë si kredi nga Arabia Saudite për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë.

Ajo alarmoi aq shumë parlamentin dhe frikësoj popullin e Kosovës që kanë qenë duke e shikuar dhe dëgjuar, se vallë çfarë gabimi të madh paskemi bërë që kemi pranuar kredi nga një vend si Arabia Saudite. Duke e paraqitur dhe konsideruar këtë vend si shumë të rrezikshëm për sigurinë tonë kombëtare nëse do të bashkëpunonim. Deri në këtë masë ka arritur islamofobia te ne.

Sot në botë ndodhin krime të ndryshme për çdo ditë. Ato janë të kategorive të ndryshme, por krimet terroriste ishin interesimi i hulumtimit tim. Por do të jeni të habitur, sikur që edhe unë u habita me rezultatet. Ky lloj krimi për të cilin sot muslimanët janë fajtor kujdestar dhe janë të dyshuarit e parë, del se më së paku janë të shkaktuara nga muslimanët.

Një hulumtim i prezantuar nga CNN-i që ishte realizuar nga “Duke University” dhe “University of North Carolina” në Chapel Hill, rezulton se rreziku nga terrorizmi që iu mveshet muslimano-amerikanëve është i tepruar.

Artikuj të kësaj natyre lexova shumë gjatë këtyre 10 ditëve të cilat shpalonin faktin se edhe përkundër argumenteve që pafajësonin muslimanët nga krimet terroriste, amerikanët ende jetojnë me trishtimin nga radikalizmi islamik dhe krejt kjo si rezultat i propagandës të pandërprerë nga islamofobët dhe ektremistë të tjerë që dezinformojnë popullin që t’i mbajnë larg nga feja islame. Madje është thurrur një slogan: “Jo të gjithë muslimanët janë terrorista, por afërsisht të gjithë terroristët janë musliman”. Ndërsa sipas statistikave të FBI-së për krimet terroriste në ShBA, prej vitit 1980 e deri më 2005, rezulton kjo pasqyrë: 42% e akteve terroriste janë shkaktuar nga latino-amerikanët; 24% nga grupet ekstremiste majtiste; 7% nga ektremistët çifut; 6% nga ektremistët musliman; 5% nga komunistët dhe 16% të tjerë. Si rezultat i këtyre satistikave gjeta një artikull me titullin: “Të gjithë muslimanët janë terrorist… përveç 94% që nuk janë”.

Poashtu edhe nga të dhënat e Europolit gjeta fakte të ngjashme, madje edhe më të habitshme. Sipas statistikave dhe raporteve vjetore mbi terrorizmin në Evropë që ka nxjerrë Europoli, rezlultati i grupeve terroriste është edhe më i ngushtë se ai në ShBA kur është fjala për muslimanët. Sipas raporteve vjetore të 2007, 2008 dhe 2009 për periudhën 2006 – 2008, aktet terroriste në vendet e BE-së janë shkaktuar nga këto grupe terroriste: 84.8% nga grupet seperatiste; 6.5% nga grupet majtiste; 0.4% nga islamistët dhe 8.3% nga të tjerët. Kështu nga i njëjti autor e gjeta edhe shkrimin me titullin: “Të gjithë muslimanët janë terrorist… përveç 99.6% që nuk janë”, që ia dedikonte këtyre raporteve të Europolit.

Sikur t’ia shtojmë vendeve evropiane edhe trojet shqiptare, atëherë këto statistika do të ndryshonin në …99.9% dhe do të kishte sens edhe titulli që i dhashë këtij artikulli, që teorikisht mund të jetë i saktë në përfshirjen e disa muslimanëve në krime të tilla por e vërteta qëndron në faktin se feja islame nuk pranon radikalizmin e lere më terrorizmin. Kështu që ato krime kurrë nuk mund të cilësohen islame, sepse vet islami është kundër tyre.

Kurse ajo që më ka befasuar nga këto fakte që lexova është se gjithë këto akte terroriste nga këto grupe të ndryshme të terrorizmit seperatist, çifut, majtist e djathtist, në mediat botërore por edhe në Kosovë shumë rrallë shkruhet për to. Ndërsa kur ndodhë ndonjë akt i tillë dikund në botë, i shkaktuar nga ndonjë musliman dhe pa marrë parasyshë a ndodhë ai akt kriminal për motive fetare apo personale të kriminelit, vetëm për faktin se ai i takon besimit islam, krimi i tij dhe ai vetë cilësohen menjëherë me termin e mirënjohur “terrorizëm islamik” dhe lajmi pushton botën.

Kjo dukuri ka filluar me të madhe të plasohet edhe në Kosovë, madje edhe nga zyrtarë të lartë shtetëror në Kosovë, të cilët janë të njohur si antiteista të përbetuar. Në fjalimet, intervistat dhe prononcimet e tyre siç thashë edhe më herët, nuk hezitojnë të nxisin frikë te populli por edhe te bashkësia ndërkombëtare për kinse rrezikun nga radikalizmi ose terrorizmi islamik në vendin tonë. Madje frikësimin e bashkësisë ndërkombëtare, e bëjnë edhe përmes presionit mbi mediat ose disa gazetarëve politik, duke i detyruar të plasojnë lajme të frikshme për fenë islame. Kjo vërehet shumë lehtë, sepse sa herë që bashësia ndërkombëtare kërkon luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ose kur vjen raporti i progresit, i cili evidenton probleme të shumta, këta plasojnë në media fjalime të tilla si dhe ndonjë ligjeratë të hoxhollarëve të Kosovës, madje edhe duke ia devijuar ligjeratën vetëm që të duket e frikshme. E gjitha kjo për të dërguar mesazhin te bashkësia ndërkombëtare që mos t’i qortojnë shumë se janë të zënë duke luftuar radikalizmin dhe “terrorizmin islamik”.

Amir B. Ahmeti

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit