1.7 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Të dielën rikthehet ora legale. Ja çfarë duhet të keni parasysh

Më të lexuarat

Ndërmjet datës 28 mars, te shtunën dhe te dielës 29 mars, akrepat e orës do te shkojnë 60 minuta përpara, duke rikthyer ne këtë mënyrë orën legale.
Tashme është e ditur qe kjo behet për te kursyer me shume energjinë elektrike dhe efekti është zgjatja e ditës ne kurriz te orëve me nate dhe një ore gjumë me pak, veçanërisht ne ditën e pare te ndryshimit. Por ka edhe një moment tjetër te rëndësishëm qe nuk duhet te nënvlerësohet.
 
Sipas statistikave, ne ditën e pare qe pason ndryshimin e orës dhe kalimin ne atë legale, janë konstatuar një numër me i madh i njerëzve qe paraqesin probleme me aparatin kardiovaskular. Kjo ka bere qe te hënat te quhen ndryshe edhe si ditët me problematike ne drejtim te patologjive te këtij aparati. Kjo përforcohet me një te dhënë tjetër, qe tregon se te hënën menjëherë pas kalimit ne orën dimërore qe zakonisht ndodh ne fund te muajit tetor, incidenca e këtyre patologjive, përkundrazi ulet me 21% ne raport me mesataren.
 
Studimi mbetet ne nivelin e konstatimit statistikor dhe nuk merr përsipër te argumentoje shkaqet, por sipas doktor Hindter Gurm, kjo lidhet me orët e pakta me gjumë gjate kësaj dite, shoqëruar kjo edhe me probleme te stresit dhe ato personale shëndetësore te njerëzve. Ndaj ai rekomandon aplikimin e vendosjes se orës legale te ngadalte, sipas se cilës ora shkon përpara vetëm 15 minuta ne dite, deri sa te shkohet tek ora legale qe kemi aktualisht.
 
Por sa te realizohet kjo, nëse do te merret ne konsiderate, ajo qe rekomandojmë ne është qe atë natë përpara se te flini, minimizoni te gjitha burimet e mundshme te dritës dhe zhurmave, shkoni edhe një ore përpara për te fjetur, dhe mos u shqetësoni shume. Për momentin ky është ilaçi me i mire.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit