Është shtuar fluksi i bashkatdhetarëve që kanë mësyrë Kosovën gjatë kësaj fundjave. E, kjo ka bërë që të shtohen kolonat e automjeteve dhe koha e pritjeve në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.
Në bazë të informacioneve të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata sot në orët e pasdites janë shënuar në dy pikë-kalimet kufitare më të frekuentuara me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdare.
Sipas informacioneve të fundit, pritjet më të gjata në orën 19:00 janë regjistruar në pikën kufitare në Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë duhet pritur 60 deri në 80 minuta, kurse në pikën kufitare në Merdare, pritet 40 deri në 50 minuta.
Ndërsa, në pikë-kalimet e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë dhe me vendet e tjera, nuk ka pritje të gjata as në hyrje as në dalje, përveç Jarinjes ku gjithashtu pritet deri në 20 deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë.
Për tu informuar në kohë reale për gjendjen në të gjitha vendkalimet kufitare klikoni në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./tg