0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Të dhëna të pabesueshme të çrregullimeve mendore për shkak të internetit

Më të lexuarat

Varësia ndaj internetit nga viti i ardhshëm do të gjendet në listën ndërkombëtare të çrregullimeve mendore. Në mënyrë të veçantë varësit nga interneti kanë edhe simptome të çrregullimit të shumëfishtë të personalitetit!

Pa kompjuterë, celularë dhe internet shumica nuk mund ta paramendojnë jetën, kurse shumë nga ta janë bërë të varur për kompjuterin dhe rrjetet sociale si Facebook. Në vendet si Kina, Korea e Jugut dhe Tajvani tashmë ekziston diagnoza e çrregullimit për shkak të varësisë së internetit, përderisa disa informacione tregojnë se 30% të adoleshentëve në këto vende janë të varur nga interneti. Kurse varësia e internetit prej vitit të ardhshëm do të gjendet në listën ndërkombëtare të çrregullimeve mendore.

Përdoruesit thonë se rrjetet sociale kanë një efekt të madh në jetën e tyre

Në mesin e simptomave të varësisë së internetit bëjnë pjesë preokupimi me internetin dhe lojërat online, humbja e interesit për gjëra tjera, pamundësia e kontrollimit të kohës e cila harxhohet online, ndjenja e tërheqjes kur interneti nuk është i disponueshëm etj.

Në intografikun e publikuar ditë më parë është shpjeguar se për çfarë njerëzit bëhen të varur për internetin dhe rrjetet sociale. Përdoruesit e internetit thonë se çdo lajmërim që marrim përmes Facebook-ut ndikon në rritjen e niveit të dopaminës, që është një neurtransmiter në tru i cili është i lidhur më ndjenjat e motivimit dhe dobishmërisë, kurse niveli i dopaminës rritet edhe gjatë marrëdhënieve seksuale dhe konsumimit të drogës.

“Bëhet fjalë për një efekt të fuqishëm i cili është vështirë për tu rezistuar”, i komentoi këto të dhëna Judith Donath nga Harvardi. Se sa është e rrezikshme varësia e internetit dhe Facebook-ut më së miri e tregon fakti se që nga viti 2000 e deri më sot “koha kolektive e vëmendjes” në SHBA është zvogëluar nga 12 në 8 sekonda, pra për shkak të varësisë së internetit është zvogëluar vëmendja dhe fokusi i njerëzve për 40%.

Në të njëjtën periudhë koha të cilën adoleshentët e kalojnë para ekraneve është rritur me 104% – nga 3,43 në 7 orë në ditë, kurse sot njerëzit mesatarisht kalojnë 8,5 orë para ekraneve të ndryshëm (celularëve, tabletëve, televizorëve, kompjuterëve), kurse një sasi e kohës e cila harxhohet në ditë në leximin e gazetave dhe media tjera të shkruara është vetëm njëzet minuta.

Ndër trajtimet e rekomanduara për shërimin e varësisë ndaj internetit është terapia e njohjes

Në Tweetsmarter në mënyrë specifike theksohet se si viteve të fundit njerëzit janë bërë “zombi të internetit” dhe se personat të cilat janë të varur për internetin kanë 10-20% më pak vend në zonën e trurit që është përgjegjës për emocionet, të folurit, kujtesën dhe kontrollet motorike. Është interesant fakti se përdoruesit e Facebook-ut me një numër më të madh të shokëve në këtë rrjet social (mesatarisht 229) kanë më të zhvilluar zonën në tru për emocione dhe sjellje sociale.

Dr. Aboujaoude nga Stanford i cili me vite studion varësinë e internetit, paralajmëron edhe një fakt mjaft shqetësues. Rezultatet e testimit të cilat i ka kryer me varësit e internetit janë të njëjta me rezultatet e njerëzve të cilët vuajnë nga çrregullimi i personaliteteve të shumëfishta!

Kurimi i kësaj varësie është mjaft i vështirë sepse interneti është bërë përditshmëri e njerëzve dhe një numër i madh i tyre nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre private apo të biznesit pa internet. Një ndër trajtimet e rekomanduara për shërimin e varësisë është terapia e njohjes – sjelljes. Qëllimi i kësaj terapie është “marrja e kontrollit të përdorimit të kompjuterit”, rritja e motivimit, aktivitetet shoqërore dhe rritja e aktiviteteve offline. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit