1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Të burgosurit e Guantanamos rrëfejnë tmerret

Më të lexuarat

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur midis rojeve dhe të burgosurve në kampin e burgimit në Guantanamo, pasi autoritetet kanë detyruar të burgosurit të ndërpresin grevën e urisë.

Të burgosurit dhe avokatët e tyre thonë se më shumë se 100 njerëz janë duke marrë pjesë në grevë urie, e cila nisi dy muaj më parë.
Ata janë duke u ushqyer me forcë nëpërmjet tubave të futur në hundë, e që e dërgojnë ushqimin në stomak – një metodë që konsiderohet si një shkelje e dinjitetit personal.
Ushtria ka pranuar se të burgosurit janë të lidhur për karrigeve, në mënyrë që ata të mos i heqin tubat.
“Në vend të një ekzekutimi të shpejtë, ne jemi duke iu nënshtruar një vdekjeje mizore, të ngadalshme dhe gjakftohtë,” shkroi Musa’ab al Madhwani, një i burgosur jemenas. “Guantanamo është duke na vrarë, ishte kryetitulli i së hënës në New York Times, ku përshkruhen detaje dramatike se si të burgosurit janë ushqyer me dhunë përmes tubave.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se Obama, i cili fillimisht ka premtuar të mbyllë burgun brenda një viti nga marrja e detyrës në vitin 2009, ka mbetur i angazhuar për mbylljen e tij. Por presidenti nuk ka ofruar asnjë rrugë të re për këtë veprim që në mandatin e tij të dytë.
Vetëm nëntë prej të burgosurve aktual kanë qenë të akuzuar ose të dënuar për krime, sipas të dhënave ushtarake.
Shumë të burgosur të cilët ndodhen jashtë vendit kanë qenë të mbajtur në harresë ligjore për mbi një dekadë.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit