Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2021/22.
Fillimisht u tërhoq shorti për Superligë, e më pas edhe për Ligën e Parë në të dyja grupet.
Të pranishmit në emër të KE të FFK-së dhe Komisionit të Garave i ka përshëndetur kryetari i këtij komisioni, Abdyl Bellopoja, i cili i uroi klubet për një kampionat të suksesshëm si dhe i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për procedurat e shortit.
Edicioni i ri në Superligë do të fillojë më 21 gusht, derisa në Ligën e Parë më 28 gusht.
SUPERLIGA – Java e parë
Drita – Feronikeli
Llapi – Ulpiana
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani