1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Taxhikistani, në dallim prej vendeve tona mbyll shkollat e Gylenit

Më të lexuarat

Taxhikistani nuk do të jetë më një strehë për shkollat e Fethullah Gylenit, gjeneruese të polemikave të ashpra në shumë vende, përfshirë dhe Shqipërinë.
 
Sot presidenti i Taxhikistanit, Imamali Rahman, ka nënshkruar dekretin për t’ia kaluar shtetit shkollat e lidhura me Gylenin.
 
Shtatë shkolla të mesme taxhiko-turke, që u përkasin Institucioneve Edukative Shelale, e të njohura për lidhje me Lëvizjen Gylen, do të jenë këtej e tutje nën administrimin e shtetit, për të funksionuar për studentët me aftësi të larta.
 
Ministria e Arsimit e Taxhikistanit kishte lajmëruar më herët se marrëveshja me Shelale-në  kishte përfunduar këtë vit.
 
E para shkollë në Taxhikistan nën mbikëqyrjen e Lëvizjes Gylen u hap në vitin 1992. Gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit është debatuar shpesh mbi synimet e këtyre shkollave, si dhe mbi mbylljen e tyre.
 
Shenjat për mbylljen e këtyre shkollave ishin dhënë që në janar, kur ministri taxhikistanas i Arsimit kishte lënë të kuptohej se licensat e këtyre shkollave do të rishikoheshin nga autoritetet përkatëse shtetërore. “Aktivitetet e shkollave turke në Taxhikistan duhet të transformohen,” pati deklaruar asokohe ministri.
 
Azerbajxhani, Gaboni dhe Senegali i kanë mbyllur tashmë shkollat e lidhur me klerikun turk që jeton prej vitesh në SHBA, në një ekzil të vetimponuar, ndërsa në proces për t’u mbyllur janë të tjera akoma në Afrikë dhe në Azi.
 
Diçka e tillë pritej të ndodhte dhe në Shqipëri menjëherë pas vizitës së presidentit turk në Tiranë gjatë kësaj pranvere, por në horizont nuk duket ende të ketë një përpjekje për mbylljen e tyre./tesheshi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit