0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Tashmë SHBA është bërë partner i okupimit”

Më të lexuarat

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes Fatah dhe Përgjegjësi i Dosjes së Kudsit, Hatim Abdulkadir tha se SHBA me vendimin për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” është bërë partner i okupimit në Palestinë

 

 

KUDS (AA) – Eshat Fırat

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes Fatah dhe Përgjegjësi i Dosjes së Kudsit, Hatim Abdulkadir tha se SHBA me vendimin për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” është bërë partner i okupimit në Palestinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdulkadir në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të cilin ka patur reagime të mëdha nga bota tha se “SHBA-të ishin ndërmjetës në negociatat e paqes, ndërsa tani po bashkëpunojnë për okupimin, hebraizimin dhe imponimin e politikave si fakt të kryer”.

Abdulkadir më parë ka ushtruar edhe detyrën në Ministrinë e Punëve të Kudsit të lidhur me qeverinë e Palestinës.

“Rreziku i këtij vendimi është se i jep Izraelit më shumë ‘dritë jeshile’ për të vazhduar pushtimin e tij në Kuds dhe për të forcuar politikat e saj të njësive të vendbanimeve hebreje. Izraeli kishte shtyrë shumë projekte për ndërtimin e vendbanimeve hebreje me presionin e ish presidentit amerikan Barack Obama. Së bashku me vendimin e Trumpit, Izraeli do t’i vendosë këto projekte në praktikë”, tha Abdulkadir duke bërë parashikimin e tij se Izraeli pas vendimit të Trumpit do të përshpejtojë politikat e okupimit të tij.

“Të ardhmen e Kudsit e përcaktojnë vetëm banorët e Kudsit, palestinezët”

Ndërsa në lidhje me protestat që vazhdojnë në territoret e Palestinës nën pushtim kundër vendimit në fjalë të qeverisë amerikane, Abdulkadir tha se “Me protestat tona të cilat vazhdojnë që nga dita e mërkurë synojmë që ti japim qeverisë amerikane mesazhin se ‘E ardhmja e Kudsit nuk mund të mbahet peng nga vendimet e Trumpit‘. Të ardhmen e Kudsit e përcaktojnë vetëm banorët e Kudsit, palestinezët”.

“Palestinezët do të vazhdojnë luftën e tyre për territorin e tyre, porse nëse bota e vërtetë arabe dhe islame do të mbajnë një qëndrim kundër Izraelit mund të arrihet një ndryshim”, vuri në dukje se Abdulkadir.

“Nuk është më e mundur që palestinezët në qytet të përballen të vetëm me Izraelin kundër të gjitha sulmeve izraelite ndaj Kudsit dhe politikës së hebraizmit. Ne po përpiqemi të luftojmë kundër shtetit më të fuqishëm të rajonit. Ne po përpiqemi t’i rezistojmë kësaj fuqie pushtuese. Ne nuk e pranojmë politikën e tij. Por, ne presim që bota arabe dhe ajo islame të vendosin refleksin e tyre tani”, thotë ai.

“Ky vendim nuk i jep të drejtë Izraelit në Kuds. Nuk i jep asnjë të drejtë historie, as të drejtë politike apo fetare. Retorika 3.000 vjeçare e Izraelit në Kuds është një arsyetim i shtrembër. Kjo nuk u njeh atyre një të drejtë në Kuds. Ky është pushtim dhe patjetër do t’i vijë fundi”, thekson Abdulkadir duke reaguar ndaj pretendimeve të Izraelit për të drejta.

“Bisedimet e paqes nuk janë më të mundshme”

Përgjegjësi i Lëvizjes Fatah për dosjen e Kudsit, Abdulkadir shtoi se vendimi i Trumpit ka shkatërruar edhe përpjekjet për të rifilluar bisedimet e paqes.

“Bisedimet e paqes me Izraelin tashmë nuk janë më të mundshme. Prandaj, tani qeveria palestineze duhet të rishikojë Marrëveshjen e Oslos dhe të zhvillojë strategji të reja të bazuara në rezistencën popullore. Kufijtë e mosmarrëveshjeve me Izraelin duhet të përcaktohen brenda kontekstit të rrethanave dhe zhvillimeve që rezultojnë nga vendimi i Trumpit”, vlerëson Abdulkadir.

Duke vënë theksin se Kudsi është kryeqyteti i Palestinës, Abdulkadir potencon se “Çfarëdo që Izraeli të bëjë në Kuds, ai do të vazhdojë të mbetet i arabëve dhe muslimanëve dhe ai është kryeqyteti i shtetit të Palestinës. Sa do të zgjasë pushtimi ai është i destinuar për t’u zhdukur”.

“Populli turk ka treguar një qëndrim të nderuar për Kudsin”

“Ne e vlerësojmë qëndrimin e Turqisë. Nga pikëpamja jonë, populli turk, sidomos Presidenti (Recep Tayyip) Erdoğan, paraqiti një qëndrim të nderuar ndaj Kudsit. Ky qëndrim është një qëndrim dinjitoz i cili ka lënë pas si botën arabe ashtu edhe botën islame”, tha Abdulkadir duke tërhequr vëmendjen në lidhje me qëndrimin e popullit dhe shtetit të Turqisë për Kudsin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit