3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Targat serbe në përdorim deri në 1 qershor

Më të lexuarat

Serbët e Kosovës mund të qarkullojnë me targat e lëshuara nga Serbia deri më 1 qershor por pas kësaj date, çdo veturë me këto targa do të konfiskohet. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha për Radio Kosovën se nuk do të ketë shtyrje tjetër të afatit për targat serbe.

“Me 1 qershor përfundon dhe nuk ka kurrfarë shtyrje, munden vetëm me RKS ose KS. Ata që gjinden me to, iu konfiskohen, shkojnë tek gjyqtari për kundërvajtje dhe nuk lejohen të qarkullojnë nëpër Kosovë”, tha Rexhepi.

Sekretari në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq tha se nuk është mirë të vihen afate të tilla. Megjithatë ai tha se nuk mund të komentojë shumë, duke pasur parasysh faktin se duhet të formohet fillimisht Qeveria e re në Serbi.

“Në këtë moment nuk mund të them asgjë, pasi nuk e dimë se si do të jetë e konceptuar vetë qeveria. Duhet pritur që të formohet qeveria dhe ajo qeveri merr përsipër obligimet e ardhshme”, tha ai./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit