Turqia ka hequr ndalesën disa dekadëshe për mbajtjen e shamisë në institucionet shtetërore, si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse.
Në një fjalim para deputetëve të partisë së tij, kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha, “Kemi braktisur një ligj arkaik, cili ishte në kundërshtim me shpirtin e republikës”.
Tani, shërbyeset civile janë të lejuara të bartin shaminë, në vendet e tyre të punës.
Megjithatë, ligji i cili daton që nga viti 1925, mbetet ende në fuqi për gjyqësorin dhe ushtrinë.
Turqia i ka dhënë gjithashtu fund praktikës së recitimit të betimit kombëtar, gjatë çdo fillimi të javës nëpër shkolla./bs/kohaislame