Talini është kryeqyteti i parë evropian që ka futur transportin publik falas dhe në këtë mënyrë është duke u përpjekur për të ndikuar në uljen e ndotjes dhe trafikun e dendur.
Që nga fillimi i vitit, udhëtimi falas me autobusë, tramvaje dhe trolejbus, do të jetë në dispozicion për 420 mijë banorët e Talinit.
Qytetarët duhet të paguajnë vetëm 2 euro për një “kartë të gjelbër” të cilën duhet ta “verifikojnë” gjithmonë para hyrjes në automjet. Karta është dëshmi se pasagjeri ka një vendbanim në Talin, ndërsa numri i vozitjeve nuk është i rëndësishëm.
Një familje mesatare estoneze, prindër dhe dy fëmijë, në vit mund të kursejnë 600 euro në sajë të transportit publik falas.
Zyrtarët e Talinit thonë se është shumë herët të vlerësohet nëse ky aksion do të ketë efekt, ndërsa përmendin faktin se transporti publik falas do të ndikojë që në arkën e qytetit të ketë 12,4 milionë euro më pak, aq sa mbledheshin nga shitja e biletave.
Për shkak të kartave të gjelbërta, protestojnë ata që nuk kanë vendbanim në Talin, për shembull studentët.|albtime|kohaislame