1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Talebanët shprehen të gatshëm për bisedimet e paqes me autoritetet afgane

Më të lexuarat

Udhëheqësit talebanë shpresojnë se negociatat për procesin e paqes në Kabul do të fillojnë javën e ardhshme, ndërsa rolin kryesor të ndërmjetësve diplomatikë e kanë Pakistani dhe Kina.

Udhëheqësi i talebanëve afgan, Mullah Omar bëri të ditur se është i gatshëm për bisedimet e paqes me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani dhe pret që këto bisedime të fillojnë javën e ardhshme në Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

I dërguari i liderit taleban, Qari Din Muhamedi u kthye në Katar nga Pakistani, ku kishte një sërë takimesh të fshehta me zyrtarët në Islamabad dhe në një bisedë telefonike me gazetarin e AA shprehur gatishmërinë e lëvizjes talebane për bisedime. Muhamed tha se ende nuk është caktuar delegacioni i përfaqësueve taleban, por këtë në ditët e ardhshme do ta bëjë lideri Mullah Omar.

Paralelisht me këtë, këshilltari i Kryeministrit të Pakistanit, Sertanc Aziz për AA konfirmoi informacionin për mbajtjen e takimeve të fshehta në Islamabad. “Pakistani ka vetëm një rol pozitiv në asistimin për zgjidhjen e krizës politike në Afganistan. Ne nuk bëjmë asgjë tjetër, por për shkak të konfidencialitetit të procesit nuk mund të japim më shumë informacion në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve”, tha Aziz.

Duke theksuar se qeveria afgane, me në krye Presidentin Ghani, duhet ta njohin fuqinë politike të talebanëve, Aziz tha se beson se talebanët janë të lodhur nga luftërat dhe se situata mund të zgjidhet duke i përfshirë në qeveri. Aziz kujtoi se i dërguari i liderit taleban, Mohammed vitin e kaluar, në fillim në Katar, dhe pastaj në Pekin u takua edhe me delegacionin kinez. Shefi i Ushtrisë Pakistaneze më 17 shkurt, gjatë vizitës në Kabul, njoftoi qeverinë afgane se talebanët janë të gatshëm për të negociuar.

Burime diplomatike raportojnë se Kina ka luajtur një rol kyç rreth asaj që talebanët të njohin qeverinë e porsazgjedhur në Afganistan dhe të dakordohen për fillimin e negociatave për një sistem të ri politik dhe për të ndërtuar stabilitetin në vend. “Roli i Kinës në zgjidhjen e krizës politike në Afganistan është shumë i rëndësishëm. Kina në këtë aspekt ndihmohet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Talebanët afgan i besojnë Kinës, e cila asnjëherë nuk ka ndërhyrë gjatë konfliktit të armatosur në Afganistan. Në të njëjtën kohë, Kina seriozisht ndihmon rehabilitimin ekonomik të Afganistanit”, tha ish-Ambasadori i Pakistanit në Afganistan, Aziz Ahmed Han për gazetarin e AA.

Pritet që kërkesat e para të talebanëve në negociata të jenë që Afganistani të largoj të gjitha trupat e huaja, të liroj të burgosurit dhe të heqë sanksionet e vendosura ndaj anëtarëve të lëvizjes talebane./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit