-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Talebanët dhe SHBA bisedime për t’i dhënë fund luftës në Afganistan

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e talebanëve dhe zyrtarët e SHBA-ve zhvilluan bisedime në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me qëllim për t’i dhënë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan.

“Në bisedimet e mbajtura dje me përfaqësuesit e talebanëve dhe zyrtarëve amerikanë morën pjesë edhe përfaqësues nga Arabia Saudite, Pakistani dhe EBA-të”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Më tej theksohet se në bisedime është diskutuar për tërheqjen e SHBA-ve nga Afganistani dhe ndërtimin e paqes në vend. Ndërkohë bëhet e ditur se bisedimet do të vazhdojnë.

Ndërsa në një deklaratë nga Presidenca e Afganistanit thuhet se bisedimet e paqes mes talebanëve dhe qeverisë afgane do të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Delegacioni afgan që do të zhvillojë bisedimet nën kryesimin e Abdul Salam Rahimi është nisur drejt EBA-ve.

Përfaqësuesit talebanë dhe zyrtarët amerikanë u takuan edhe në muajin tetor në Katar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit