1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Takohen myftiu Tërrnava dhe ministiri Gashi

Më të lexuarat

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili shoqërohej edhe nga Sekretari i i Përgjithshëm Arben Çitaku.

Myftiu Tërnava e Ministri Gashi në takim përveç tjerash, biseduan edhe për debatin e ngritur në opinion lidhur me” Projektligjin për Mbrojtjen nga Zhurma”, i cili u miratua në parim ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ministri Dardan Gashi tha se ligji nuk ka të bëjë më ndalimin e ezanit, mirëpo, përmes këtij projekt ligji synohet të rregullohet në parim niveli i zërit dhe të mbrohen objektet fetare nga zhurma e jashtme.
Myftiu Tërnava dhe Ministri Gashi u dakorduan që projektligji të riformulohet dhe çështjet që kanë të bëjnë më objektet fetare të përgatiten bashkërisht me BIK, dhe ndryshimet e nevojshme të behën në komisionin përkas .
Myftiu Tërnava dhe Ministri Gashi theksuan se nuk duhet politizuar feja për interesa politike dhe partiake, Bashkësia Islame e Kosovës ka të gjitha kapacitet e nevojshme që të adresoj çështjet që kanë të bëjnë me fenë në institucionet e vendit dhe bashkërisht të bëjnë më të mirën.
Ministri Gashi tha se ” Projektligji për Mbrojtjen nga Zhurma” assesi nuk ka frymë anti fetare, futja e rregullimit të zërit gjatë thirrjes së ezanit në këtë projekt ligj është si pasoj e mosmiratimit të ligjit për bashkësitë fetare të Kosovës, shpresoj që me miratimin e ligjit për bashkësitë fetare edhe kjo çështje do të rregullohet në atë ligj dhe do të hiqet nga ligji për zhurmën.
Myftiu Tërnava e Ministri Gashi u dakorduan se as tani e as në të kaluarën nuk ka pasur dallime sa i përket kësaj çështjeje në mes të dy institucioneve dhe shumë shpejt do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e këtyre dy institucioneve në disa fusha.

/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit