3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Takimi Jahjaga-Nikolic, për kompromise të reja, shtesë

Më të lexuarat

Takimi i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, i paralajmëruar të ndodhë javën që vjen në Bruksel, nëse realizohen planet, shihet nga diplomatët evropianë si një përpjekje e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, për të zgjeruar mbështetjen për kompromise të reja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin në emër të BE-së është duke e lehtësuar pikërisht baronesha Ashton.
Edhe pse në Bruksel ende nuk duan të konfirmojnë zyrtarisht se kur planifikohet të zhvillohet ky takim, burime nga BE-ja pohojnë se “po punohet që kjo të ndodhë javën që vjen, gjithsesi para rundit të ardhshëm të dialogut ndërmjet kryeministrave Thaçi dhe Dacic”, shkruan “Koha Ditore”. /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit