5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Takimi Erdoğan – Putin më 9 gusht në Shën Petersburg të Rusisë

Më të lexuarat

Zv/kryeministri i Turqisë Mehmet Şimşek bëri të ditur se presidenti turk Erdoğan dhe presidenti rus Putin do të takohen në Shën Petersburg të Rusisë më 9 gusht.

Zv/kryeministri i Turqisë Mehmet Şimşek bëri të ditur se Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen në Shën Petersburg të Rusisë më 9 gusht, raporton Anadolu Agency (AA).

Şimşek, në pjesën e hapur për media në takimin me homologun e tij rus Arkadiy Dvorkoviç, deklaroi se “Aq sa e di unë, dje ambasadorët më bënë të ditur se e kanë konfirmuar që Presidenti Erdoğan do të vijë në qytetin e Shën Petersburgut më datë 9 gusht”.

Ai theksoi se qëllimi i vizitës është normalizimi i shpejtë i marrëdhënieve me Rusinë dhe përmirësimi më i mirë i këtyre marrëdhënieve se sa që ishin para 24 nëntorit.

“Rusia nuk është vetëm fqinj i vlefshëm i yni, por edhe partner strategjik dhe i rëndësishëm. Kishim një ndërprerje të marrëdhënieve për shkak të fatkeqësisë që ndodhi. Shpresojmë që marrëdhëniet t’i ngremë në nivel më të lartë se para 24 nëntorit edhe atë në të gjitha fushat”, tha Şimşek.

Më tej ai tha se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë shtesë për nisjen e fluturimeve çarter mes Rusisë dhe Turqisë dhe se të njëjtën ia kanë bërë të njohur edhe palës ruse.

“Edhe përkundër të gjitha ndodhive më 24 nëntor, nuk mendoj se popujt tanë ndonjëherë i prishën marrëdhëniet. Në procesin fatkeq që e përjetuam në periudhën e fundit, jam falënderues për qëndrimin parimor të Rusisë dhe ndihmën që na e ka ofruar”, shtoi më tej Şimşek.+++ Nga ana tjetër, Zv/Kryeministri i Rusisë Arkadiy Dvorkoviç tha se dëshirojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në mënyrë graduale.

“Takimi i sotëm do ta ketë përmbajtjen e bisedës telefonike mes Putin dhe Erdoğan. Qëllimi ynë është zhvillimi i marrëdhënieve mes dy shteteve përmes takimeve konstruktive”, tha ai.

Ndërkaq, në lidhje me tentativën për grush shteti nga Organizata Terroriste FETO, Dvorkoviç tha se “Qëndrimi parimor i Rusisë kundër tentativës për puç ndaj qeverisë së zgjedhur në mënyrë legjitime është se problemet duhet zgjidhur në korniza të kushtetutës”.

Në takimin Şimşek-Dvorkoviç po ashtu morën pjesë edhe ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekci dhe delegacionet e të dy shteteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit