1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Takimi BE-Shqipëri, eurodeputetja Macovei: Dekriminalizimi të nisë që në zgjedhjet lokale

Më të lexuarat

Në ditën e dytë të punimeve të Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, nuk ka pasur përplasje të forta që në fillim me kohën e diskutimeve siç ndodhi dje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, por edhe me vetë eurodeputetët.
 
Punimet e sotme kanë vijuar me diskutimet për të drejtat e njeriut dhe respektimin e tyre në vend, por ky samit, ka sjellë në qendër të diskutimeve edhe procesin e dekriminalizimit të Kuvendit.
 
Sipas eurodeputetes Monika Macovei, bashkëdrejtuese e Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, ky proces duhet të nisë që me listat e zgjedhjeve të 21 qershorit. Sipas saj ky do të jetë një test për të gjithë.
 
Ka qenë deputeti Kastriot Islami ai që është ndaluar te dhuna e dy deputetëve socialistë në Kuvend ndaj demokratit Gent Strazimiri, ndërkohë që Macovei ka marrë fjalën dhe ka thënë.
 
“Inkurajojmë të gjitha partitë në Shqipëri të mos vendosin emra të tillë në listat e 21 qershorit. Është mirë që njerëzit t’i njohin. Askush nuk e pranon këtë situatë, – tha Macovei. – Unë mendoj që këta njerëz duhet të largohen, të shkarkohen apo të japin dorëheqjen. Dhe kjo duhet të nisë menjëherë në zgjedhjet vendore”.
 
Ndërkohë që punimet janë hapur me diskutimin e deputetit të PD-së Gert Bogdani, i cili renditi një sërë shkeljesh nga ana e policisë së shtetit ku janë dhunuar qytetarët. Po ashtu, Bogdani tha se edhe në Kuvend ka pasur raste të dhunës.
 
Por nga ana e tij, deputeti socialist Eduart Shalsi ka reaguar se duke thënë se në çdo rast të verifikuar ku ka pasur cenim të të drejtave të njeriut, janë marrë masa ndaj çdo individi apo përgjegjësi në polici./GazetaShqip
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit