1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Takim trilateral i presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë

Më të lexuarat

VARAZHDIN (AA) – Në Muzeun e Qytetit të Vjetër Varazhdin janë takuar presidentët e Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë Kolinda Grabar – Kitaroviç, Heinz Fischer dhe Borut Pahor për të biseduar për temat aktuale dhe marrëdhëniet bilaterale mes shteteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një varg takimesh trelaterale të tre presidentëve.

Pas takimeve joformale në nivel të presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë të mbajtura në vititn 2014 në Vjenë dhe në vitin 2015 në Luginën e Logarit në Slloveni, nikoqir i takimeve të sivjemë është presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, gjegjësisht Republika e Kroacisë.

Është planifikuar që presidentët e Austrisë, Sllovenisë dhe Kroacisë, Heinz Fischer, Borut Pahor i Kolinda Grabar-Kitaroviç pas takimit në Varazhdin pritet t’i drejtohen opinionit. Siç thuhet, temë e bisedimeve do të jenë kriza aktuale e refugjatëve, dhe gjendja në Bashkimin Evropian si dhe disa nga çështjet e hapura që ekzistojnë mes tre vendeve.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit