14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Takim i liderëve të muslimanë në Stamboll për shkak të vendimit të SHBA-së për Jerusalemin

Më të lexuarat

Liderë dhe përfaqësues të lartë të vendeve myslimane do të takohen sot në Stamboll në takim të jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), ku do të bisedohet për pasojat nga vendimi i SHBA-së për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Qëllimi i takimit është harmonizimi i “qëndrimit të vetëm islamik” lidhur me atë çështje.

Organizata, e cila përfshin 57 vende myslimane, javën e kaluar vendimin e cilësoi si “të paligjshëm”.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili është kryesues i OBI-t, ishte mjaft kritik ndaj vendimit të SHBA-së dhe të hënën paralajmëroi se liderët e vendeve të organizatës do të nisin “porosi të fuqishme”.

Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit izraelito-palestinez prej disa dekadash dhe është me rëndësi të madhe për palestinezët dhe botën myslimane. KB dhe një numër i madh shtetesh paralajmëruan se vendimi i SHBA-së do të çojë drejt eskalimit të tensioneve.

Vendimi amerikan në territoret palestineze shkaktoi demonstrata dhe përleshje të përgjakshme me forcat izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit