Ministria e Mjedisit në Tajlandë ka zbuluar se do të ndalojë pirjen e duhanit në disa nga plazhet e saj më të bukura, transmeton Klan Kosova.
Turistët dhe vendasit nuk do të lejohen të pinë duhan kur do t’i vizitojnë vendet e nxehta, ose përndryshe do të përballen me dënime mjaft të rënda.
Dënimi maksimal për ata që e shkelin këtë ligj do të marrë gjobë deri në 2.241 funte, ose një periudhë burgimi deri në një vit.
Bannaruk Sermthong, një drejtor në Zyrën e Menaxhimit të Burimeve Detare dhe Bregdetare, tha për Reuters: “Duke filluar nga sot, ndalimi i pirjes së duhanit dhe çakmakut janë të ndaluara në zonat e plazhit”.
Ndalimi u bë në 24 plazhe përgjatë pikave të nxehta turistike në bregun e Andamanit dhe Gjirin e Tajlandës.