1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tahiri paralajmëron fundin e dialogut teknik

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka pranuar fundin e dialogut teknik, në të cilin ka përfaqësuar palën kosovare për një vit. Ajo e ka vlerësuar dialogun ku ka marrë pjesë si proces që ka krijuar vetëm letra.

Tahiri ka thënë se nuk mendon që duhet të vazhdohet dialogu derisa nuk ka rezultate konkrete në zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Një vit pas vazhdimit të dialogut, kryenegociatorja kosovare ka thënë se ka ndodhur diçka që e kishte parashikuar që në takimin e parë.

“Unë do të zbuloj një porosi timen për zotin Cooper në takimin e raundit të parë në Bruksel, më 8 mars. Aty i pata thënë se ky dialog teknik është mes dy shteteve që i takojnë Ballkanit. Ne, në Ballkan, jemi mjeshtër të krijojmë letra, por përtej tyre vështirë shkojmë. Andaj për t`i shndërruar këto letra në rezultate konkrete, praktike dhe që i shërbejnë jetës së qytetarëve dhe promovimit të vlerave evropiane, atëherë ju si garantues keni një rol të rëndësishëm”, ka thënë Tahiri.

Dështimin e procesit që u quajt teknik, por nga fundi nga vetë ndërmjetësuesi Cooper u tha që ishte edhe politik.

Më gjerësisht sot në “Koha Ditore”kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit