4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tableti i ri nga Mozilla pritet të vijë së shpejti

Më të lexuarat

Mozilla thotë që një tablet i ri i bazuar në sistemin e vet operativ të ri Firefox do të vijë së shpejti, ndonëse nuk tha se saktësisht kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Smartfonët e parë që do të kenë sistem operativ Firefox fillojnë të vijnë në raftet e dyqaneve në Spanjë këtë javë dhe me atë lëshim pak vëmendje kthehet në Mozilla se si është duke projektuar një tablet, tha Brendan Eich, që është shefi i teknologjisë për këtë kompani. Eich krijoi gjuhën programuese JavaScript dhe është një ithtar i teknologjive të hapura në ueb në të cilat është bazuar sistemi operativ Firefox.

“Unë nuk do të projektojë kurrë, por unë do të them që ne jemi duke kaluar agresivisht dhe ju së shpejti do t’i shihni gjërat,” tha ai gjatë një konference për lajme në San Francisko gjatë ditës së hënë. Një tablet PC kishte qenë njëra nga idetë origjinale për sistemin operativ, por zhvillimi ishte ndikuar nga reagimi i komunitetit, tha Eich. “Ne menduam se tableti duhet të jetë më i lehtë për ne, por i tërë interesi i drejtuar brenda ishte në drejtim të smartfonëve,” tha ai.

Shumë zhvillues shprehën interesim në një smartfon Firefox dhe qasja e lehtë e telefonëve Android ofroi një sistem relativisht të hapur në të cilin do të mund të kryhej zhvillimi, Eich. “Kështu që ne shkuam në smartfonë, por ne do të dalim në tabletë SMQM, sa më parë që të jetë e mundur”.

Zyra në Tajvan e Mozilla-s muajin e kaluar paraqiti një prototip të tabletit që përdorte sistemin operativ Firefox. Ishte zhvilluar me Foxconn, që është një prodhues madhor i pajisjeve kompjuterike që është njëri nga mbështetësit entuziastë nismëtarë të sistemit operativ. Foxconn është duke planifikuar që të punësojë rreth 2,000 deri në 3,000 inxhinierë për të mbështetur zhvillimin e HTML5 dhe softuerit në cloud për produkte të bazuara në SO-në Firefox.

Foxconn është prodhuesi më i madh i pajisjeve elektronike në botë. Kjo ndërmarrje nuk shet drejtpërdrejt tek konsumatorët por tek ndërmarrjet e tjera elektronike që e vendosin emrin e tyre në pajisje dhe i reklamojnë ato tek përdoruesit.

Ndërmarrja është e interesuar në zhvillimin e pajisjeve me ekrane më të mëdhenj se sa vetëm të smartfonëve dhe tabletëve. “Ne jemi duke shikuar që të punojmë me ta për të parë se si SO Firefox përshtatet.

Ne mendojmë që ai përshtatet mirë,” tha Eich. “Uebi përshtatet më mirë se sa çfarëdo sistemi i NP (Ndërfaqes së Përdoruesit) që e kam parë falë gjërave si CSS. Tableti që e paraqitëm ishte një shembull i asaj. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit