1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ta ndalojmë diskriminimin e gruas me mbulesë

Më të lexuarat

Kur isha e vogël gjithmonë e kam ditur se do të luftojë kundër padrejtësisë, korrupsionit, dhe ligësive të tjera në shoqërinë tonë, por kurrë nuk kam menduar se në qytetin ku unë jetojë duhet të luftojë kundër diskriminimit dhe nënçmimit të të drejtave njerëzore. Pyeteni, çfarë të drejta?! Më habit fakti që Evropa, e cila me shekuj ka luftuar për lirinë e religjionit dhe mendimit, për drejtësinë dhe lirinë njerëzore, në kulminacionin e fuqisë dhe përpjetzës frikohet dhe e lufton një copë pëlhure e cila mbulon kokën e gruas muslimane, ndërsa ajo mbulesë mund të vërehet në të gjitha fotografitë e mundshme ku paraqitet Shën Mëria (Merjemja Allahu qoftë i kënaqur prej saj)?

Dëshiroj të flas rreth asaj që heshtet, rreth asaj që të tjerët frikohen të flasin. Disa herë kam tentuar të gjejë punë dhe pas disa buzëqeshjeve dhe fjalëve të sjellshme merrja përgjigjen: “Na falni, plotësisht i përgjigjeni natyrës së punës që kërkohet, por për shkak të nacionaliteteve të tjera nuk mund t’ju pranojmë”; mandej thjeshtë vetëm do të kthehesha prapë dhe me hapa të ngadalshëm lëshoja ambientet, me zemër të thyer, duke u ndjerë si një rikë e pavlefshme të cilën çdokush e ka refuzuar. Madje nuk më lejonin të shes akullore në rrugë gjatë periudhës verore kur tentoja të fitoja ndonjë dinarë për studime, ngase mbulesa ime, sipas fjalëve të punëdhënësve “do t’i fyej disa njerëz, e di që ky nuk është shtet Islamik, kjo është Bosnja.”. Por nuk ndjehem keq vetëm unë, por edhe shumë shoqet e mia të cilat nuk dëshirojnë të flasin rreth kësaj, shoqe të cilat janë juriste, mjekesha, profesoresha të shkëlqyera… Heshtin, ngase ndoshta ashtu na kanë mësuar. ‘Vetëm heshtni dhe gjithçka do të vjen në vendin e vet’… Heshtin, sikur të mos kemi të drejtë të luftojmë për të drejtën tonë të zgjedhjes, për lirinë e të veshurit. Heshtin, ngase e dinë se urrejtja dhe diskriminimi është më i fortë se sa të drejtat e tyre.

Për të gjithë ato të cilët mendojnë se mbulesa është një simbol fetar dhe si e tillë duhet të zhduket nga sektorët publik, ua parashtroj një pyetje: Në rast se kjo është një shoqëri demokratike, atëherë përse të mos vesh çfarë më pëlqen, e që në të njëjtën kohë të mos jenë të kërcënuara të drejtat e mia? Në rast se kjo është shoqëri demokratike, multikulturore, atëherë përse nuk më lejohet të shpreh kulturën time, religjionin tim, pa patur frikë që të jem e nënçmuar? Përse duhet të dukemi njëjtë, të sillemi njëjtë që të mund ta fitojmë vendin e punës? Përse njerëzve u pengon ajo që është në kokën time, e atë e vërejnë si nënçmim dhe një lloj barriere? I thërras shtetarët, bashkëqytetarët, miqtë, që të mendojnë rreth kësaj me zemër të pastër dhe pa paragjykime; ngase mbulesa ime askënd nuk dëmton, dëmet i bëjnë veprat njerëzore dhe dëshirat mizore.

Përse dëgjoj komente sikur këta: “Si mendon gruaja të punoj në arsim apo punët e tjera publike nëse veshë mbulesë? Le të shkojë në shtëpi, atje le ta mbajë fenë e vete!” Asnjëherë nuk do të ankoheshin sikur të vishesha shkurtë apo ngushtë dhe t’u ligjëroja fëmijëve të tyre, apo të kisha tatuazhe ose ‘pirsing’, ngase atëherë ajo do t’u paraqiste liri veshjeje”, ndërsa ankoheni nëse një grua me mbulesë ligjëron?! Mu aty qëndron problemi, mendoni se gruaja me shami nuk mund të punojë në arsim, meqë ju jeni ata që flisni dhe i keni helmuar fëmijët tuaj ndaj asaj që është e ndryshme; nuk i keni mësuar fëmijët tuaj ta respektojnë diversitetet dhe ta pranojnë të drejtën e çdokujt dhe lirinë e zgjedhjes, mendimit dhe veshjes. Në rast se kam mbulesën në kokë, kjo nuk domethënë që do të flas rreth Islamit me çdokënd që do të takojë, përkundrazi, do ta kryejë punën me nderë dhe dinjitet, mirëpo normalisht që do ta vë mbulesën në kokë ngase ajo është pjesa e imja.

Situata nuk do të përmirësohet asnjëherë nëse e fshehim atë që jemi, identitetin tonë, diversitetet tona, kulturat tona; përkundrazi do të lind urrejtja ngase çdokush fsheh atë që në realitet është; dhe sillet siç kërkon shoqëria. A thua përse u zhduk komunizmi, përse pranuam demokracinë, ndërsa nuk pranojmë diversitetet? Duhet ta pranojmë njëri-tjetrin, të debatojmë rreth diversiteteve tona, rreth kulturave tona, bindjeve, shprehive, dobësive, ngase vetëm në atë mënyrë do ta tejkalojmë urrejtjen dhe diskriminimin, do ta duam njëri-tjetrin. Le të mos i fshehim diversitetet, por t’i pranojmë ato.

Emina Mućaki-Hadžibulić, studente e Fakultetit Filozofik në Sarajevë

Burimi: Preporod
Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit