1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ta mbash në krah dhe ta përkëdhelësh nuk do të thotë ta llastosh

Më të lexuarat

Ke një bebe të vogël dhe po fillon ta njohësh? Gjëja e parë që të bie në sy dhe që është e pamundur ta evitosh, është nevoja për të të qëndruar pranë. Madje ngjitur fare. Të porsalindurit kënaqen në krah të nënës. Edhe të babait gjithashtu. Qoftë kur janë në gjumë qoftë zgjuar.

Ah sa këndshëm flenë bebet të “ngjeshur” në kraharorin e nënës!

Por u pelqen edhe të thithin/pijnë. Për to është aq relaksuese saqë shpesh herë i zë gjumi duke pirë.

Por ka raste që qajnë me dënesë. Janë në siklet dhe të shqetësuar. Por në të shumtën e rasteve qetsohen pak nga pak kur prindi i merr në krah, i përkëdhel, i ngushëllon apo i këndon.

Zhgënjimi i parë që pëson një nënë e re është se pas gjithë këtyre përpjekjeve, ndërsa me kujdes e vë beben në karrocë, bebja nuk vazhdon gjumin e qetë si nëpër rreklama apo filma.

Pse bebja dëshiron gjithë kohës të rrijë “ngjitur” me nënën? Aq sa dhe ditët e para pas rikthimit nga spitali është një sukses i madh nëse arrin të bësh dot një dush të shpejtë.

Përgjigja që vjen nga miqtë, të afërm deri tek të panjohurit që takon rastësisht jashtë (nga i pari deri tek i fundit dëshirojnë të “fusin hundët” në këtë çështje) është: “E ke llastuar!”

Dhe sipas tyre ne i kemi llastuar sepse jemi pa eksperiencë osë të pakujdeshshme dhe në disa raste edhe të paafta.

Shprehje si “ është mësuar keq në krah”; “ e ka zakon të thithë gjithë ditën” “ fëmijë i mençur, e kupton kur e lë në krevat” janë plotësisht të gabuara.  Por ka dhe më keq si: “kur që tani ky, po kur të rritet? Ka për t’u bërë çun mami”; “ nuk do jetë i zoti i vetes, do e shkelin me këmbë ” ; “kurrë s’ka për t’u bërë dot i pavarur”.

Sa interesante! Shiko pra ku ka arritur shoqëria jonë! Aq sa nuk njeh më natyrën e një të porsalinduri. Një i porsalindur është një qenie njerëzore që vjen në një botë të re nga bota që ka përjetuar për 9 muaj. Dihet që kanë nëvojë për prindërit dhe jo vetem në kuptimin teorik porn ë ç’do kuptim. Kanë nevojë t’i mbash pranë; të ndjejnë kontaktin fizik, aromën dhe lëkurën e nënës. Ato ende nuk janë gati që të rrijnë larg nënës së tyre, urtë e urtë në karrocat e tyre. Dikush më shumë e dikush më pak, sepse fëmijët janë të ndryshëm, port ë gjithë kanë nevjë për përkujdesje.

Pra:

E ritheksojmë: fëmijët nuk qajnë sepse duan në krah se nëna i ka mësuar keq, por sepse deri dje ishin një trup i vetëm me nënën e tyre dhe kjo marrdhënie simbiotike nuk mund të shkëputet kaq shpejt e kaq dhunshëm nga një ditë në tjetër. Përkundrazi, pasi ka ardhur në një botë të re me drita, ngjyra dhe zhurma të reja ndihet ende më i friksuar dhe më i braktisur. Ushqimi nuk i serviret më i gatshëm por duhet ta kërkojë atë.

Pra mos harroni: të kujdesesh për një bebe nuk do të thotë t’a llastosh por të luash rrolin e nënës.

Marrë nga bambinonaturale.it

©Muslimanja.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit