4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“Ta dini, se me të përmendur Allahun, zemrat qetësohen!”…

Më të lexuarat

Sado që ta kërkojmë lumturinë dhe qetësinë, jo për All-llahun e Madhëruar, nuk e gjejmë dot, veçse pasqyrim, si pasqyrimet e sahrasë në ditët e nxehta…

Ai që e kërkon qetësinë, larg nga përmendja e All-llahut, është njësoj si ai që kërkon margaritarë në sahra; kurrë nuk do të gjejë gjë!

Ja ku i keni njerëzit, pyetini, kërkoni prej atyre që janë larguar nga All-llahu, thoni t’ju tregojnë, a janë të lumtur?

Ndonjëherë syri sheh të kundërtën e asaj që sheh zemra. Ndoshta, syri yt sheh se ata janë të lumtur, por në të vërtetë, ata janë të mjerë, sepse All-llahu thotë: “Ta dini, se me të përmendur All-llahun, zemrat qetësohen!” – (Kur’ani, Er-Ra’d: 28)

Ndërsa, kur njeriu i kthen shpinën përmendjes së Zotit të tij, ndëshkimi i vjen në përshkallëzim progresiv… Nga ndëshkimi në ndëshkim, nga ngushtimi në ngushtim, nga vështirësia në vështirësi…

Dr. Ratib Nabulsi

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit