Sekretari i Pergjithshem i OKB-së, Ban Ki – Moon thotë se për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe klimë të përshtatshme për të gjithë, duhet të investojmë në pyje.
Ki-moon thotë se kjo duhet të ketë angazhim politik nga niveli më i lartë, zbatim efektiv të ligjeve, partneritete të reja e edhe financime.
Kjo datë shënohet në gjithë botën, për të vetëdijesuar njerëzit për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe të atyre frutore.
Pyjet mbulojnë një të tretën e tokës në këtë planet dhe miliona njerëz e edhe specie të ndryshme varen nga pyjet për jetesën e tyre.
Janë shtëpia e shumë specieve dhe kanë rol kyç në betejën njerëzore në zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Pyjet kontribuojnë në bilancin e oksigjenit, dioksidit të karbonit dhe lagështisë në ajër.
Në gjithë botën vazhdimisht bëhet thirrje që ato të mbrohen ngase ka shkatërrim të pyjeve vazhdimisht. Rreth 13 milionë hektarë pyje thuhet se shkatërrohen çdo vit.
Këtë vit, motoja e kësaj dite është“Pyjet dhe ndryshimet klimatike” me qëllimin që të tregohet roli i tyre në ndryshimet klimatike.
Aktivitete pritet të ketë shumë mbarë botës, por në selinë e Kombeve të Bashkuara pritet të ketë mbjellje të fidanëve e edhe aktivitete përmes artit, ku tregohet rëndësia e pyjeve.
Në Kosovë ka pasur raste kur ky aktivitet është shënuar simbolikisht.
Vitin e kaluar, ish kryeministri Hashim Thaçi pati mbjellë fidanë në këtë dite.kohaislame