OJQ “SHPREHU” i njofton të gjithë banorët e Komunës së Sarajit se këtë vit për herë të parë bënë organizimin e synetimeve falas për fëmijët e vegjël musliman.
Këtë të drejtë mund t’a shfrytëzojnë rastet sociale, jetimët dhe të gjitha ata që nuk kanë mundësi financiare.
Të interesuarit duhet të paraqiten menjëher në numrat e telefonit: 071 341 008 dhe 071586 089 që të caktojnë termine.
Synetimet do të bëhen në Poliklinikën Merkur në Saraj nga dy kirurgët shqiptar .
Synetimi bëhet pa dhembje dhe me garancion të plotë nga mjekët.
Ky aktivitet i OJQ “SHPREHU” do të bëhet tradicional, me të vetmin qëllim që t’ju mundësohet që fëmijëve të varfër synetimi t’u bëhet falas.
Ndryshe, në poliklinikën Merkur synetimin e djemve të tyre mund të bëjnë edhe familjet e pasura, por ata duhet të paguajnë cmimin prej 60 euro për një fëmij.