1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SUZANA DAUTAJ SURDULLI EMËROHET ZËVENDËS/KRYESUESE E BORDIT TË AKP-SË

Më të lexuarat

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në përbërjen e re, mbajti sot mbledhjen e tij konstituive, me çrast u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me rrjedhën e punës, procedurat dhe gjendjen aktuale të AKP-së.

Megjithëse ky takim ishte më shumë i karakterit informues, Bordi mori disa vendime të rëndësishme për çështje të brendshme të AKP-së. Në këtë mbledhje Bordi diskutoi mbi themelimin e Komitetit të Auditimit; mbi themelimin e Komisionit për vlerësim të performancës së menaxhmentit të AKP-së, si dhe mbi mbarëvajtjen e proceseve në përgjithësi.

Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve, në këtë takim, votoi unanimisht që znj. Suzana Dautaj Surdulli të emërohet Zëvendës Kryesuese e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit