-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Suzana

Më të lexuarat

Suzana

Suzana ishte e martuar me Abdulkadrin, musliman nga Brimania që jetonte ne Maryland. Ai punonte si menaxher në një fabrikë të këpucëve dhe rregullisht do të diel prezantonte në xhami për faljen e namazeve. Me një rast mu ankua duke thenë:“Unë jam i martuar me një kristiane, me të cilën kam dy vajza binjake. Me kalimin e kohës po më shtohet brenga për ardhmërinë e tyre. Unë jam munduar me tërë fuqinë që gruanë time ta sjell në këtë xhami. Mirëpo ajo refuzon me vendosmëri. C’të bëj?”. I propozova që së bashku të vijnë tek unë për drekë. Mendoja se pasi të takohet me gruan time do të ndjehet ndryshe. Kjo të japë rezultate. Suzana filloi ta vizitojë xhaminë e bile edhe ndiqte ligjëratat qp mbaheshin aty në lëmin e tefsirit. Disa javë shkoi krejt në rregull. Një javë, derisa isha duke mbajtur ligjërim, lashë pak kohë për pyetje. Suzana më shtroi një pyetje. Pyetjes iu përgjigj një nga të pranishmit shumë shpejt e unë mbeta pa tekst. Për befasinë time ajo filloi të qajë. Të gjithë ishim të shqëtësuar. Abdulkadri e mori nga xhamia dhe e dërgoi në shtëpi.

Më vonë e takova Abdulkadrin dhe e pyeta për shkaqet e të qarit të Suzanës. M’u përgjigj: “Suzana nuk dëshiron të vijë në xhami. Ajo mendon se pyetja e saj i pengoi atij personit i cili u përgjigj me fytyrë shumë serioze. Ajo nuk dëshiron t’i pengojë askujt”. Unë isha i bindur se ai personi aspak nuk ishte hidhëruar e as nuk e kishte penguar pyetja. Ai nga natyra ishte shumë serioz. I thashë Abdulakadrit: “Të lutem, mundohu t’ia shpjegosh gruas tënde në mënyrë të mire se shumica e njerëzve nga India e Pakistani nga natyra janë shumë seriozë. Kjo mund të vërtetohet në çdo aeroport, stacion autobusi apo qendër tregtare. Kjo është mangësi e kulturës sonë”. Suzana e kuptoi këtë gradualisht dhe pas disa muajsh filloi të vijë prapë në xhami. Cdo javë mësonte shumë e më shumë për Islam. Sidomos konsideronte se seritë e tëra të pyetjeve-përgjigjeve i ndihmonin shumë në kuptimin e Islamit dhe vlerave të tij. Bashkë me këto ajo mundohej të shoqërohej edhe me gratë e shumta që vinin t’i ndiqnin ligjëratat në xhami, të cilat pa përjashtim e nderonin e respektonin. Suzana e pëlqeu këtë jetë të re dhe vendosi të kalojë në Islam. Pata nderin që para meje ta deklaronte shehadetin, me ç’rast u bë muslimane dhe motër e jona. Po atë ditë unë i martova ata përsëri, tani në mënyrë islame. Suzana kënaqej që jetonte në jetë të re islame. Gjatë martesës iu shpjegova se Islami e kushtëzon burrin që gruas së tij t’i dhurojë dhuratën martesore (mehrin), që është pronë plotësisht e gruas. Kjo e befasoi edhe më shumë Suzanën. Ajo ishte shumë e kënaqur se si Islami i mbron të drejtat e grave. Kjo e shtonte edhe më shumë besimin e saj.

Suzana, pas pranimit të Islamit, vendosi që emri i saj të jetë Seide (e lumtur), pasiqë ishte e sjellshme dhe e dashur për të gjithë. Islamin e kishte pranuar me dituri të plotë, me sinqeritet dhe me bindje. Pa frikë nga fjalët dhe reagimet e fqinjëve dhe të shoqërisë në përgjithësi, ajo filloi të vishet në mënyrë islame. Vajzat e saj shkonin në shkollën fillore kërkoi nga ato që të visheshin në mënyrë islame. Edhepse e dinte se do të përqesheshin nga fëmijët e tjerë. Unë u mundova t’ia shpjegojë se ato ishin të vogla dhe nuk obligoheshin me veshje të tillë. Mirëpo ajo ngulte këmbë që ato të fitonin shprehi të mira qysh nga fëmijëria. Ishte pamje shumë e bukur për sytë e saj që ta shihnin me dy vajzat e veta të veshura me rrobe islame në ndonjë qendër tregtare apo në çfarëdo vendi publik.

Ky ishte niveli i besimit që ajo e arriti. Burri i saj shpesh qeshej duke thenë se ne muslimanët e lindur, si të tillë, e kuptojmë Islamin jo fort seriozisht dhe e praktikojmë shumë pak. Abdulkadri dhe Seidja tani kanë jetë martesore të kënaqshme dhe të qetë.

Marrë nga libri: “Rrëfime të vërteta të muslimanëve të rinj amerikanë” , Imtiaz Ahmed

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit