-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Susami: një nga bimët më të shëndetshme

Më të lexuarat

Susami është një nga bimët më të vjetra të kultivuara në botë. Vaji i susamit përdoret për shumë qëllime tashmë 5000 vjet. Në fillim është përdorur si burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe magnezit, ndërsa sot shkencëtarët konfirmojnë shumë veçori shëruese që i ka susami.

Susami është bimë njëvjeçare, e cila arrin lartësinë prej rreth 2 metrash. Lulet e susamit mund të jenë me ngjyra të ndryshme – të verdha, të kaltra ose ngjyrë purpurt.

Farat e kësaj bime janë popullore si mëlmesë, sepse u japin një shije të veçantë të lehtë ushqimeve. Farat e susamit mund të jenë të bardha, të zeza ose ngjyrë kafe.

Susami gjithsesi e meriton të jetë krah për krah me hudhrën, mjaltin, kurkumin dhe ushqimet tjera shëruese. Gjendet lehtë prandaj nuk ka arsye për të mos e përfshirë në ushqimin e përditshëm, sepse mund të parandalojë sëmundje të ndryshme, madje edhe të shpëtojë jetë. Në 20 vjetët e fundit, farat dhe vaji i susamit janë subjekt i shumë hulumtimeve shkencore, ndërsa ne ju sjellim disa nga përparësitë më të theksuara të dëshmuara të susamit.

Diabeti

Shkencëtarët kanë konstatuar që vaji i susamit përmirëson efikasitetin e ilaçeve orale (glibenklamidi) të cilat përdoren për kontrollimin e diabeti të tipit 2. Një hulumtim tjetër ka dëshmuar që me përfshirjen e vajit të susamit në ushqimin e përditshëm mund të ulni edhe tensionin e gjakut, nivelin e glukozës te diabetikët hipertensiv, të cilët kanë rrezik dukshëm më të madh nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular (2 deri 3 herë më të lartë te meshkujt dhe 4 deri 5 herë më të lartë te femrat).

Tensioni i lartë i gjakut

Vaji i susamit është treguar efikas te ulja e tensionit të gjakut. Shkencëtarët kanë konstatuar që përfshirja e vajit të susamit në ushqimin e përditshëm ul tensionin sistolik dhe diastolik dhe redukton peroksidimin lipid për ç’arsye vjen deri te sulmi në lidhjet në mes acideve yndyrore. Atëherë krijohen peroksidet të cilët reagojnë tutje me acidet tjera yndyrore. Një nga pasojat më të rënda të peroksidimit lipid është krijimi i qelizave kancerogjene.

Gingivitisi

Susami me mijëra vjet është përdorur për ruajtjen e shëndetit të zgavrës së gojës. Parandalon rënien e dhëmbëve, kundërmimin nga goja, gjakderdhjen e mishit të dhëmbëve, fytin e thatë, forcon dhëmbët dhe mishin. Hulumtimet klinike vërtetojnë që është i shkëlqyeshëm për reduktimin e gurëve të dhëmbëve. Gingivitsi paraqitet kur mishi i dhëmbëve është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe i ndezur. Rrjedh lehtë gjak edhe në stimulimin më të vogël. Nëse gingivitisi nuk shërohet, mund të vjen deri te humbja e dhëmbëve.

Kujdesi për foshnjat

Shkencëtarët kanë konstatuar që bërja masazh foshnjave me vaj susami qetëson, që është e rëndësishme për gjumë të qetë. Vaji i susamit është i lehtë dhe i shkëlqyeshëm për kujdesin e lëkurës së foshnjës.

Shëndeti i lëkurës

Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës E, vaji u susamit mund të parandalojë krijimin e parakohshëm të rrudhave dhe plakjen lëkurës. Zinku në vajin e susamit do të lehtësojë irritimin e lëkurës, të shërojë aknet, puçrrat dhe mitiserët. Po ashtu nxit shërimin e plagëve dhe shëron parregullsitë në lëkurë.

Kanceri

Susami përmban lignine të tretshme me veçori fitoestrogjenike, të njohura edhe si sesamine. Shkencëtarët pohojnë që parandalon përhapjen e qelizave të ndryshme të kancerit, dhe atë të llojeve të ndryshme të kancerit siç janë:

• Leukemia

• Mieloma e shumëfishtë

• Kanceri i zorrës së trashë

• Kanceri i prostatës

• Kanceri i gjirit

• Kanceri i mushkërive

• Kanceri i pankreasit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit