10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Surroi: Qeverisja e Thaçit, regjim

Më të lexuarat

Kryetari i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi ka thënë se Qeveria duhet ta ketë më urgjente legjitimitetin e saj, sesa bisedimet me Serbinë. Ai tha se Kosova po hyn e papërgatitur në procesin negociator. Për degradimin e jetës politike, Surroi, gishtin e fajësisë e ka drejtuar kah kryeministri Hashim Thaçi, qeverisjen e të cilit e ka quajtur regjim.
Surroi ka thënë se Kosova po futet në këtë proces e papërgatitur dhe duke u fshehur nga opinioni publik, edhe pse ka thënë se nuk e sheh si gabim më vete takimin e Thaçit me Dacicin.

“Gjithashtu, nuk ka garanci se në bisedime, nuk do të flitet për çështje të brendshme, dhe se një gjë e tillë, ka deklaruar se ka ndodhur edhe në bisedimet të ashtuquajtura teknike”, ka thnë Surroi në emisionin Rubikon të KTV-së.

Procesin e negociatave me Serbinë, Surroi ka parashikuar se shteti serb, do të mundohet ta zgjasë sa më shumë të munden, për të përfituar në rrugën e saj drejt BE-së.

Pjesëmarrësi i disa proceseve negociatore, Surroi, ka bërë Qeverinë Thaçi, fajtor për atë që e ka quajtur degradim të jetës politike, ndërsa e ka quajtur qeverisjen e tij edhe regjim.

Ai nuk ka arsyetuar as ndërtimin e autostradës, dhe ka thënë se mungesa e transparencës në proceset e tilla, bëjnë që të lindin dyshimet për korrupsion.

Surroi ka folur edhe për protestat e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, që kundërshtojnë bisedimet me Serbinë.

Ai ka hezituar të kërkojë dorëheqjen e presidentes Jahjaga, më shumë duke kërkuar mbajtjen e pozicionit të saj që ishte i destinuar fillimisht, e që ishte tranzitor.

Surroi ka folur edhe për Shërbimin Inteligjent të Kosovës, ndërsa e ka quajtur si strukturë që ka funksionuar për interesa të kryeministrit Hashim Thaçi, dhe që ka pasur forma të kontrollit, edhe në kohën sa PDK-ja ishte në opozitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit