5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Supermakina e vjedhur në Francë gjendet në Poloni falë rrjetit social

Më të lexuarat

Një milioner arab arriti të gjente makinën e e vjedhur falë medias sociale.

Abdullah Alfaim kishte paguar një kompani që merret me transportin e makinave për t’i zhvendosur mjetin e tij Lahmborhini Aventador LP760-2 nga Kana në Londër.

Makina është njëra prej vetëm 5 të tillave që ka prodhuar kompania “Oaklet Design”.

Pronari 30-vjeçar i saj është person me impakt në mediat sociale dhe këtë gjë e ka shfrytëzuar për të gjetur makinën.

Duke iu drejtuar 72 mijë ndjekësve të tij, ai ka shkruar në një postim se makina e tij me vlerë 500 mijë euro nuk gjendej dhe llogaria e kompanisë që kishte marrë përsipër transortin e saj ishte false.

“E ashtuquajtura kompani e mori makinën time nga hotel “Intercontinental” ku po qëndroja.

Një ditë pasi isha nisur për në Londër, një burrë më mori në telefon dhe më tha se Lamborghini do të ishte brenda një ore para hotelit ku isha vendosur.

Por pas kësaj nuk munda të lidhesha më me të”, i tha 30-vjeçari nga Dubai gazetës “Khaleej Times”.

Pasi kuptoi se kishte rënë viktimë e një mashtrimi, ai kontaktoi Interpolin, autoritetet policore dhe ambasadën e Emirateve në Londër.

Pasi postimi i tij u bë viral në rrjetet sociale, makina u zbulua në Varshavë nga një polic polak.

Ajo ishte vjedhur nga një shtetas polak që e kishte marrë makinën nga Franca, në Itali e më pas në Poloni.

Destinacioni përfundimtar do të ishte Rusia ose Ukraina.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit