0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Superkompjuterët e NSA i njohin sekretet e të gjithëve?

Më të lexuarat

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës raportohet se rregullisht ka punuar që të kontrollojë teknologjinë që përdoret në tërë botën për të mbajtur informatat e sigurta në internet.

Kjo është raportuar nga “The New York Times”, gazeta britanike, “The Guardian” dhe faqja e internetit “ProPublica”.

Sipas të dhënave të publikuar, NSA ka investuar miliarda dollarë prej vitit 2000 për t’i siguruar qeverisë sekretet e gati të gjithë njerëzve që përdorin teknologjinë digjitale bashkëkohore.

Këto raportime tregojnë se si NSA ka ndërtuar superkompjuterë për të thyer kodet e kriptimit, ndërsa ka krijuar partneritet me kompani teknologjie për të ndërtuar “dyer nga prapa” në softuerët e tyre.

Një praktikë e tillë i ka dhënë qasje qeverisë në informatat dixhitale të përdoruesve para se ato të kodoheshin dhe të publikoheshin në internet.

Këto zbulime të reja vazhdojnë të bëhen duke u mbështetur në dokumentet e dhëna mediave nga ish-kontraktori i NSA, Edward Snowden, që është arratisur në Rusi. Këto janë të paktën pretendimet globale./GSH/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit