Ken Heidenreich, zëdhënësi i prokurorit në Mynih ka pohuar se sulmuesi ka “bërë komente të motivuara politikisht” gjatë sulmit, në të cilin u plagosën katër persona, njëri prej të cilëve humbi jetën.
Personi i cili u arrestua nën dyshimin se mëngjesin e sotëm kishte sulmuar udhëtarët në stacionin e trenit në Mynih, është shtetas i moshës 27 vjeç, konfirmojnë autoritetet bavareze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ken Heidenreich, zëdhënësi i prokurorit në Mynih ka pohuar se sulmuesi ka “bërë komente të motivuara politikisht” gjatë sulmit, në të cilin u plagosën katër persona, njëri prej të cilëve humbi jetën.
Heindenreich duke publikuar informacionet e para, theksoi se i dyshuari 27-vjeçar është shtetas gjerman, emri i të cilit tingëllonte si emër tradicional gjerman.