0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sulmohet shtëpia e Nazim Bllacës

Më të lexuarat

Mbrëmë rreth orës 23:03 minuta është sulmuar me granatahedhës shtëpia e Nazim Bllacës në Ribar. Askush nuk është lënduar. Vetë Bllaca njofton se nuk ka të lënduar, por se vetëm kulmi i shtëpisë i është dëmtuar.
Në një letër nëpërmjet postës elektronike, Bllaca njofton që i është sulmuar shtëpia, madje ai thotë se në shtëpinë e tij ka forca policore të EULEX-it dhe të Kosovës.

Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por dihet që gjashtë persona janë dënuar për shkak të dëshmive të tij. Shpresim Uka, Sadik Abazi, Shaban Syla, Bekim Syla, Driton Hajdari janë dënuar me 54 vjet burg. Bekim Syla, Shpresim Uka dhe Driton Hajdari janë në arrati. Fahredin Gashi ndërkaq është dënuar më 17 vjet burg. Me 3 korrik nis gjykimi i Nazim Bllacës për vrasjen e Ibush Kllokoqit. /RTK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit