4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sulmohet një xhami në Suedi, pesë të plagosur

Më të lexuarat

Një zjarrvënës i vuri zjarrin një xhamie në Suedi, të enjten, duke plagosur pesë persona, tha policia, ndërsa vendi përballet me një krizë politike të shkaktuar nga rritja e së djathtës ekstreme.

Dikush hodhi një objekt përmes një dritare të mbyllur dhe më pas një zjarr filloi brenda, tha zëdhënësi i policisë, Lars Franzell, për Agjencinë AFP.

Ka qenë rreth 15 deri 20 njerëz brenda xhamisë.

Refugjatë-miqësorë suedezë u zgjuan me realitetin e një pejsazhi të ri politik në fillim të dhjetorit, kur Demokratët Suedezë anti-emigracion rrëxuan qeverinë duke refuzuar të mbështesin propozimin e buxhetit të saj në parlament.

Xhamia ishte në katin e parë të një ndërtese në qytetin e Eskilstuna, rreth 90 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Sipas policisë, zjarri ka filluar në fillim të pasdites.

Policia tha se ata ishin duke hetuar incidentin, një zjarrvënies e rëndë, por nuk ka ende ndonjë të dyshuar. 

Pesë të plagosurit u dërguan në spital për t’u trajtuar nga lëndimet, nga tymi dhe thyerjet.

Ka pasur një intensifikim të urrejtjes kundër muslimanëve, tha kreu i Shoqatës Islamike të Suedisë, Omar Mustafa, për Radio Publike SR, të enjten.

Në janar persona të panjohur vizatuan kryqa të thyer të zinj, simbole naziste, në derën e përparme të një xhamie Stokholm dhe në dhjetor të vitit të kaluar neo-nazistët sulmuan një protestë paqësore anti-raciste në periferi të Stokholmit, duke ju shkaktuar plagë tre protestuesve paqësorë, të cilët u dërguan në spital për mjekim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit