Sipas informacioneve të para nga një sulm me bomba në një qendër stërvitore të policisë në Lahor të Pakistanit kanë humbur jetën 8 persona dhe 3 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të zëdhënësit të Policisë së Lahorit dera e qendrës stërvitore të policisë është sulmuar me bombë ku si pasojë 8 persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërkohë që dyshohet për një sulm vetëvrasës thuhet se shpërthimi i fuqishëm ka sjellë dëme të shumta materjale. Nga ana tjetër Presidenti i Pakistanit Memnun Husejn dhe Kryeministri i Rajonit Penxhap Shahbas Sherif kanë dënuar sulmet.
Sulmi ndaj kësaj qendre e cila stërvit qindra efektivë policie nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë./AA