2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sulmohet me minahedhës Ambasada e Rusisë në Damask

Më të lexuarat

Ambasada ruse në Damask iu nënshtrua një sulmi me minahedhës, nuk përmendet nëse ka viktima dhe apo të dëmtuar të tjerë, njoftuan përmes mediave përfaqësuesit e misionit diplomatik.
“Sot rajoni ku ndodhet Ambasada i është nënshtruar sulmit masiv të radhës me minahedhës. Një minë shpërtheu në territorin e misionit diplomatik, të lënduar nuk ka, i janë shkaktuar thjesht dëme materiale godinës. Edhe një minë tjetër shpërtheu afër gardhit të jashtëm të Ambasadës”, – tha burimi.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, granatimet e Ambasadës së Federatës Ruse në Damask e cila vazhdon ta mbështet fuqishëm terrorin mbi popullatën e pafajshme, e quajtën si akt terrorist, deklaruan në OKB.

Në deklaratën zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit gjithashtu dënohen “të gjitha sulmet ndaj personave dhe objekteve të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare”.

Nga druajtja, se qeveria e regjimit sirian nuk është në gjendje të ofrojë siguri të mjaftueshme për ambasadat e huaja në territorin e Sirisë, shumë vende, të tilla si Franca, Holanda dhe një sërë shtetesh arabe vitin e kaluar tërhoqën prej andej përfaqësitë e veta diplomatike./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit